E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare mban nje minute heshtje ne nderim te kapitenit Feti Vogli

Ne Shqiperi Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se nentetari Aleksander Peci i cili mbeti i plagosur dy dite me pare ne Afganistan ndersa po merrte pjese ne nje mision ne zonen e Kandaharit tani eshte jashte rrezikut ndersa qeveria mbajti nje minute heshtje ne nderim te kapitenit Feti Vogli i cili mbeti i vrare.

Kapiten Feti Vogli i cili ishte ne misionin e tij te trete jashte vendit u qellua nga nje grup policesh afgane ne rrethana te cilat nuk jane bere ende te qarta. Bashke me te u plagos rende edhe nentetari Aleksander Peci i cili sic njoftoi sot ministria e Mbrojtjes pasi eshte transferuar ne nje tjeter spital ne bazen ajrore amerikane ne Kabul i eshte nenshtruar nje operacioni te dyte. Ministria beri te ditur se operacion ka dale me sukses te plote dhe aktualisht gjendja e tij shendetesore eshte shume e mire. Ai tashme ndodhet teresisht jashte rrezikut dhe funksionet e tij jetesore jane duke u kthyer ne normalitet. Pasi gjendja shendetesore te stabilizohet pritet qe Peci te transferohet ne Gjermani per trajtimin e metejshem shendetesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›