Chavez do të operohet sërish

57-vjeçari ka kaluar dy operacione në Havana vitin e kaluar për të hequr një tumor kanceroz nga pelvisi (legeni) i tij, e më pas kishte bërë të ditur se ishte shëruar plotësisht.
Ai tha se masa ishte në të njëjtën zonë dhe ndoshta ishte malinje.
Chavez, i cili ka qeverisur Venezuelën për 13 vjet, është i gatshëm të rikandidojë për t'u rizgjedhur në tetor.
Ai e zbuloi lajmin e sëmundjes së tij në televizion ditën e martë.
“Në ekzaminimet në Havanë u zbulua një masë në të njëjtin vend ku ishte nxjerrë tumori pothuajse një vit më parë”, tha ai. “Kjo është një masë e vogël rreth 2 cm, shumë qartë e dukshme”.
Chavez tha se operacioni për të hequr masën do të bëhet në ditët e ardhshme.
“Unë jam në gjendje të mirë fizike për t'u përballur me këtë betejë të re”, shtoi ai.