SHBA, Romni shumë afër Obamës me fonde
Kandidati republikan presidencial, Mit Romni, dhe partia e tij kanë mbledhur më tepër se 40 milionë dollarë në muajin prill, që është pothuajse e njejtë me atë që ka deklaruar presidenti Barak Obama dhe Partia Demokratike e tij.
Mbledhja e fondeve e zotit Romni, në tërësi në muajin prill, ishte më e lartë se 12.6 milionë dollarë, sa kishte tubuar në muajin mars.
Fushata e tij ka njoftuar sot se tani ai disponon 61 milionë dollarë.
Pritet që Mit Romni, në fund të muajit maj, zyrtarisht të shpallet i nominuari i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.