E lënë në harresë, rikthehet vëmendja ndaj rrugës së “Mëndafshit”

Disa shtete evropiane kanë iniciuar projektin për ripërtrirjen e rrjetit më të gjatë rrugor të kohëve moderne, i cili dikur lidhte Mesdheun me Azinë Lindore.
Gjatë një konference të mbajtur në kryeqytetin e Turkmenistanit, në Ashgabat, përfaqësuesit e shteteve të Azisë Qendrore janë pajtuar për nevojën e ndërtimit të korridoreve të ndryshëm rrugorë, me qëllim të ringjalljes së rrjetit të dikurshëm rrugor, në një gjatësi prej 7.000 kilometrash.
Meqenëse për këtë projekt janë të interesuara shumë shtete që fuqishme aziatike, si Kina, Irani, Kazakistani dhe Turqia, pritet që në një të ardhme të afërt karvanët e motorizuar të lidhin Evropën me Lindjen e Largët.
Dikur rrjeti më i zhvilluar rrugor në botë, që njihej si Rruga e Mëndafshit, ishte krijuar gradualisht, nëpërmjet bashkimit/lidhjes së rrugëve të vjetra tregtare. Kjo rrugë emrin Rruga e Mëndafshit ,i cili me kalimin e kohës u shndërrua në një mit , e mori tek pas afro 100 viteve të pushimit së ekzistuari. Ishte gjeografi i njohur gjerman, Ferdinand von Richthofen, ai që termin Rruga e Mëndafshit e përdori në kapitullin e parë të librit të tij “Kina”, në vitin 1877, ndërkohë që më vonë mbajti edhe disa ligjërata për “Rrugët e Mëndafshit në Azinë Qendrore”.
Sot, Rruga e Mëndafshit ka një domethënie pothuajse romantike, meqenëse udhëtimet e tipit “Gjurmëve të Marco Polo`s” duket se po joshin gjithnjë e më shumë turistë, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë nëpër këto zona tejet të largëta.
Nga ana tjetër, që nga fillimi i rritjes ekonomike të Kinës emërtimi Rruga e Mëndafshit fitoi edhe një kuptim krejtësisht tjetër. Ky emërtim tashmë nënkupton edhe një prurje gjithnjë e më të madhe të investimeve kineze në shtetet evropiane.