SHBA/ Rrëzohet avioni privat, vdesin 6 persona

Të gjashtë personat në bordin e një avioni të vogël kanë mbetur të vdekur, kur mjeti fluturues u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një fushë pranë aeroportit të Los Anxhelosit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur se avioni po udhëtonte nga Las Vegasi dhe u rrëzua pranë aeroportit French Valley në kontenë Riverside, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit rreth orës 4:15 të mëngjesit.
Pasagjerët dhe piloti që ndërruan jetë ishin të moshës madhore.
Ndërkaq, vetëm disa ditë më parë, më 4 korrik, një avion i vogël me katër pasagjerë u rrëzua pranë të njëjtit aeroport, ku mbeti i vdekur piloti dhe duke plagosur tre të mitur, transmeton Reuters.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë ngjarjen ku rezultatet e hetimeve priten brenda dy javëve të ardhshme.
/rtsh.al/