Kriza e Eurozones Trishe Nevojitet ministri financash e BE

Mes krizës së borxheve që ka përfshirë Eurozonës, shtohen edhe idetë e hedhura për të dalë përtej. Nuk bëhet fjalë vetëm për vënien në lëvizje të mekanizmave ekonomikë, por edhe një qasje politike të problemit. Së fundmi, kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe kërkoi që Europa të bëjë një progres konkret drejt bashkimit politik të saj.
Sipas tij, një ministri e Financave Europiane do të ishte mekanizmi më i mirë për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, Europë e bashkuar edhe politikisht, përvecse ekonomikisht. Trishe shpjegoi idetë e tij në Bruksel përpara Komitetit të Parlamentit Europian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare. “Një ministri e tillë, tha ai, do të ishte jo domosdoshmërisht përgjegjëse për buxhetet e mëdha federale, por sigurisht që po për mbikqyrjen e fortë ekonomike dhe fiskale. Gjithashtu, përgjegjësitë e saj do të shtriheshin edhe në përfaqësimin me jashtë të unionit në aspektin ekonomik dhe atë të euros.
Parashikimet e kreut të Bankës Qendrore Europiane, tepër e përfshirë në paketat e ndihmës për vendet në telashe të eurozonës, janë pesimiste. Rritja në zonën euro do të jetë me të vërtetë modeste në gjysmën e dytë të këtij viti, e ngadalësuar edhe nga hapi i avashtë i rritjes globale. Ndërsa për inflacionin, Trishe, tha se pritet që ai të qëndrojë mbi 2 për qind, ndërsa vitin që vjen do të bjerë nën këtë nivel, por gjithcka do të varet nga situata me çmimet dhe pagat.
Juli Prifti