E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana Edi Rama kerkon vetem pushtet ne tavoline

Deputeti i Partisë Demokratike Jemin Gjana, ish-hartues i Kodit Zgjedhor, thekson se ndryshimi i sistemit elektoral nuk është pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Në një intervistë dhënë në studion e ABC NEWS, Gjana shprehet se Shqipëria nuk e ka luksin, që të ndryshojë sistemin elektoral në çdo prag zgjedhjesh.

Ligjvënësi demokrat shprehet se reforma zgjedhore duhet të nisë, pasi ekspertët e caktuar nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, të ndërtojnë termat e referencës, duke marrë për bazë 52 rekomandimet e propozuara nga OSBE/ODIHR. Por, sipas Gjanës, kryesocialisti Edi Rama, kërkon vetëm pushtet në tavolinë.

Deputeti i Partisë Demokratike shprehet se reforma zgjedhjore, votimi i ligjeve të rëndësishme për integrimin apo dhe rishikimi i Rregullores së Kuvendit, nuk kanë nevojë për një pakt mes mazhorancës dhe opozitës, pasi janë detyrime për palët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›