SHBA: SHISH, qeveria shkeli paktin

Ndërsa ka shpjeguar kundërshtimin e tij në lidhje me projektligjin e Shërbimit Informativ, zoti Withers zbuloi për herë të parë se qeveria shqiptare ka shkelur një angazhim zyrtar përballë NATO-s.
"Shqiperia ndermori nje angazhim qe institucione te tilla si SHISH që permbushen standardet nga NATO nuk mund te ndryshoheshin 3 vjet pas anetaresimit dhe nese do te kishte ndryshime do te kishte proces rivleresimi nga ana e NATO-s", u shpreh Withers.
Ai deklaroi se jane nje sere arsyesh qe Shtetet e Bashkuara jane thellesisht te shqetesuar per cdo draft projektligj apo cdo levizje apo cdo ndryshim strukturash apo personeli qe do te dobesonte apo mund te minonte profesionalismin e institucionit, autonomine e institucionit apo te mund te politizonte institucionin ne nje menyre te tille sa do te demtonte karakterin e tij themelor demokratik dhe aftesine per te vepruar ne nje kontekst demokratik. Withers theksoi implikimet e ketij ligji per statusin dhe pozicionin e Shqiperise ne NATO. Ambasadori deklaroi se NATO ka shprehur hapur shqetesimin per kete ceshtje ne nje kohe qe institucione si SHISH kishin bere shume pune te te arritur standartet e aleances. Withers deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duan qe pas nje angazhimi te qendrueshem te Shqiperise ndaj procesit te anetaresimit te ndermerrte ndonje veprim qe mund te komplikonte funksionimin e saj te vazhdueshem ne organizate, nje paralajmerim shume serioz as nje vit e gjysmë pas antaresimit te vendit tone ne aleance.
Ndaj dhe Shtetet e Bashkuara duket se kane nje mesazh te vecante per popullin shqiptar.
"Eshtë me rëndësi themelore që demokracia të mbrohet të bëjë përpara dhe të kryejë misionin e saj kryesor. Besoj se sistemet demokratike janë ose në rritje ose në rënie. Ajo cka është e domosdoshme është që drejtuesit, mediat, institucionet të ushtrojnë funksionet e tyre qe te mbeshtesin parimet mbi te cilat eshte ndertuar kjo demokraci", tha Withers.
Intervista e fundit e Withers para largimit vjen nje dite pasi Top Channel zbuloi se qeveria Berisha i kishte kerkuar zyrtarisht Departamentit te Shtetit largimin e parakohshem te John Withers pasi sipas saj, Withers zbatonte nje politike personale ne Tirane. Uashingtoni ishte pergjigjur se John Withers thote me korrektesi politiken qe i sugjeron Departamenti i Shtetit per Shqiperine duke refuzuar keshtu kerkesen e Tiranes. (Vijon)