Elbasan, aksident, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Gostimë – Mollas, në Elbasan.
Një makinë është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit.
Viktima është ende i paidentifikuar, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.