Biberaj: Berisha ka uzurpuar Partinë Demokratike
Aleksandër Biberaj është i vetmi zë në Partine Demokratike që ka ngritur alarmin për mosfunksionimin e forumeve të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.
Duke numëruar faktin se këshilli kombëtar i zgjedhur në muajin dhjetor të vitit 2009 nuk është mbledhur asnjëherë, e po ashtu edhe forumet e tjera drejtuese, anëtari i kryesisë së PD-së ka akuzuar liderin e demokratëve për shkelje të statutit dhe uzurpim të partisë.
Në muajin dhjetor kuvendi i PD-së zgjodhi këshillin kombëtar i cili ende nuk është mbledhur për të zgjedhur kryesinë e partisë, edhe pse në statut sanksionohet se mandati i forumeve është 4 vjeçar ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 5 vjet nga koha kur është formatuar kryesia e PD-së.