SHBA: Serbia të pranojë realitetin në Kosovë
“Tani Serbia është në një pozicion më të vështirë se para dhënies së opinionit të GJND-së dhe se tashmë nuk i ofrohet anëtarësim më i shpejtë në BE, në këmbim të zbutjes së qëndrimit për Kosovën. Serbia ka kërkuar edhe BE-në edhe Kosovën dhe tani do të mbetet pa asnjë prej tyre”, tha Kesiç për gazetën “Blic” të Beogradit.
Sipas Kesiç, në qarqet diplomatike në Uashington theksohet gjithnjë e më shumë se "Serbia është përcaktuar për BE-në" dhe prandaj çështja e Kosovës do të jetë më pak problematike. "Disponimi lidhur më Kosovën në Uashington është shumë optimist. Në bazë të diskutimeve në Kuvendin e Serbisë dhe deklarata e ministrit Vuk Jeremiç se Serbia nuk do të përleshet me Brukselin dhe Uashingtonin për shkak të Kosovës, krijohet bindja se përfundimisht se ka ndodhur një lëvizje në pozicionin e Serbisë, prandaj nuk është koha që të kërkohet ndonjë zgjidhje kompromisi rreth statusit dhe ndarjes, por se duhet shfrytëzuar momentin dhe të shantazhohet Serbia me anëtarësim në BE", thotë Kesiç.
Sipas tij, dominon bindja se duhet vazhduar me politikën e fortë dhe se zgjidhja është afër. Pas vendimit të GJND-së Beogradit i është dërguar mesazhi i qartë se nuk ka kthim dhe që sa më parë të nisin bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për problemet konkrete, thotë Kesiç.
Ai vlerëson se Serbia është në pozicion të palakmueshëm sesa që ishtë para paraqitjesë së mendimit të gjykatës dhe se më nuk i ofrohet qasja e përshpejtuar në BE si kompensim për kooperim rreth Kosovës. "Serbia deshi edhe BE-në edhe Kosovën, e tani do të mbesë edhe pa njërën edhe pa tjetrën", thotë Kesiç.