Durres plagoset gjimnazisti

Pa kaluar ende një muaj nga vrasja me thikë e një 17-vjecari në gjimnazin e Peshkopisë, një tjetër ngjarje e rëndë me pothuajse të njëjtin skenar, po fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur në një nga shkollat e mesme të qytetit të Durrësit.
Një nxënës i vitit të parë ka mbetur i plagosur me thikë nga shoku i klasës në ambientet e brendshme të gjimnazit “Naim Frashëri”.
Pas një sherri me fjalë në orën e edukimit fizik, në palestrën e shkollës, dy shokët e kanë zhvendosur grindjen në klasë ku fillimisht autori me inicialet K.SH. e ka goditur me pëllëmbë të plagosurin dhe më pas përplasja fizike është mbyllur duke e goditur me thikë.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar të miturin, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dhuna në shkolla vazhdon të mbetet një problem megjithë kontrollet e herë pas hershme. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës lidhur me ngjarjen bëri të ditur se në mënyrë të vazhdueshme ajo ka marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara nga Drejtoria e Arsimit nëpër shkolla për armët e ftohta që të rinjtë mbajnë me vete gjatë procesit mësimor, ndërkohë që ato duhet të jenë dhe me të shpeshta, si dhe të shoqëruara me masa që do t’i kthenin shkollat në ambjente të sigurta për jetën, shëndetin dhe edukimin e brezit të ri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Gërdeci”, nis mbrojtja e të pandehurve
Pas një shtyrje dyjavore, procesi gjyqsor për tragjedinë e Gërdecit ka rifilluar me konkluzionet përfundimtare të avokatëve mbrojtës për klientët e tyre. Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
“Dear God” apo thene ne shqip ‘I dashur Zot”. Kështu e ka ka nisur letrën e saj të fundit e vetëshpallur "shenjtore" Eleonora Bregu, letër e cila është dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore për të saktësuar përfundimisht nëse ndodhen apo jo gjurmët e saj të gishtave këtë dokument. Dy interpretime për një vendim
Gjykata e shkallës së parë në Fier ka vendosur që të pezullojë zbatimin e aktit administrativ të prefektit të Fierit, që lajmëronte mbledhjen e Këshillit të Qarkut. “Mister” tenderi i Pollos
Tenderi për dhënien me koncesion për të ndertuar dhe menaxhuar rrjetin e internetit me bazë të gjerë në Shqipëri është zhvilluar në terr informativ. Vlorë, kapen 30 kg kanabis
Policia Kufitare e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar rreth 30 kg lëndë narktoike e dyshuar si kanabis sativa.
Lajmet kryesore
Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse