E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet e veriut kunder marreveshjeve


I ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës ka kundërshtuar marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradi.

Sipas këtij Këshilli, marrëveshjet e arritura bien në kundërshtim me interesat e serbëve të Kosovës dhe bëjnë të pamundur mbijetesën e tyre.

Gjithashtu, organizata në fjalë ka kritikuar edhe propozimin për menaxhimin e integruar të kufijve, i cili sipas tij con në njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës.

“Ky propozim con në pranimin e plotë të sovranitetit të Kosovës dhe për rrjedhojë cënon interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë”, Ky propozim con në pranimin e plotë të sovranitetit të Kosovës dhe për rrjedhojë cënon interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë

Milan Ivanovic
Kryetar i Këshillit Nacional Serb thuhet në një komunikatë.

Në dokumentin në fjalë, që mban firmën e kryetarit të Këshillit Milan Ivanovic, kritikohet edhe presidenti serb Boris Tadic, për pasojat e politikës së tij “të gabuar”, si dhe negociatori Borko Stefanovic, për veprimet e tij “antikushtetuese”.

Ndërkohë, serbët e veriut janë tubuar të mërkurën dhe kanë mbajtur një minutë heshtje për serbin e vrarë dhe dy të tjerët të plagosur disa ditë më parë në lagjen Kroi i Vitakut.

Propozimi për menaxhimin e integruar të kufijve u bë nga ndërmjetësi i BE në procesin e bisedimeve, Robert Cooper dhe pritet të diskutohet në raundin e ardhshëm të dialogut, që mund të mbahet edhe të premten.

Nga ana e saj, pala kosovare u shpreh e gatshme për të diskutuar për këtë propozim, të cilin e kishte refuzuar rreth një muaj më parë, me pretendimin se devijon dialogun nga cështjet teknike. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova SHBA: Serbia të pranojë realitetin
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë sa më shpejt realitetin e ri në Kosovë. Kriza e Eurozonës në Ballkan
Shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë potencial të ndikohen nga kriza e eurozonës. Por, për Kosovën, sipas zyrtarëve të Bankës Botërore është pak më ndryshe, për shkak të borxhit të jashtëm dhe atij publik.
“Kleçka”, dëshmia e Kryeminstrit Thaçi
Janë bërë publike pjesë nga dëshmitë e zyrtarëve të Kosovës që kanë dëshmuar për prokurorinë e Euleksit në ceshtjen “Kleçka”.
Çështja e presidentit, Thaçi takon Mustafën
Dilemat për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë bëjnë bashkë dy rivalët kryesor politik,  Hashim Thacin e Isa Mustafën. Kurti: Serbia frymëzohet nga përçarjet e Brukselit
Drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, sulmoi strukturat paralele të Serbisë në veri, por fajësoi mungesën e unitetit brenda Bashkimt Europian për funksionimin e tyre.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›