SHBA: Shkurtohen 598.000 vende pune
Uashington - Shtëpia e Bardhë deklaroi dje se shkurtimet e mëdha të vendeve të punës forcojnë nevojën që Kongresi të miratojë një paketë stimuluese ekonomike dhe paralajmëruan se mosrealizimi i kësaj mund të çoj drejt një përqindjeje dyshifrore. "Këto shifra, që përfaqësojnë punonjësit amerikanë të cilët po vuajnë me të vërtetë nga kjo, forcojnë nevojën për ndërmarrjen e masave të guximshme fiskale", deklaroi Christina Romer, drejtuesja e Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit Barack Obama.
"Nëse nuk marrim masa, ka të ngjarë të humbasim miliona vende të tjera pune dhe përqindja e papunësisë mund të arrijë një numër dyshifror", deklaroi ajo pas një raporti të Departamentit amerikan të Punës se punëdhënësit amerikanë kanë shkurtuar 598 000 vende pune gjatë muajit janar, shkurtimi më i madh në 34 vjet, ndërkohë që përqindja e papunësisë në shkallë vendi ka arritur në 7.6 për qind