LSI akuza për pronat
Tiranë -Çështja e pa zgjidhur e pronave, ka qenë në fokusin e konferencës së sotme të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i KDK-së Edmon Haxhinasto theksoi se këtij shqetësimi i bashkohet edhe Bashkimi Evropian, duke e trajtuar ate me te drejte si një kusht për integrimin e mëtejshme te vendit ne BE.
“Në këto vite të qeverisjes se saj, kjo qeveri e ka rënduar problemin në vend që ta zgjidhe atë. Me mungese të plotë transparence, me një filozofi klienteliste dhe elektorale, kjo qeveri ka komplikuar bazën ligjore, ka krijuar konfuzion ne kompetencat e agjencive qe merren me këtë çështje, siç është rasti i kompetencave te ALUIZNI-t, dhe ka shpërdoruar edhe fondet buxhetore për kompensimin e pronareve”-theksoi Haxhinasto gjatë një konference.
Haxhinasto theksoi se LSI-ja do ta ketë prioritet gjatë qeverisjes së saj, zgjidhjen e problemit të pronave. Ai e ka vlerësuar si dështimin më të rëndë të qeverisë Berisha, gjatë mandatit të saj, çështjen e mos zgjidhjen e pronave, duke shtuar se në qeverinë aktuale mungojnë axhendat për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.