E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Shmangni retorikat nacionaliste

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e Aleancës “Kuqezi”, Kreshnik Spahiu, të cilit i ka këshilluar zbutjen e toneve në deklaratat nacionaliste.

Takimi, i njoftuar më herët përmes një deklarate nga ana e AK mbahet në zyrat qendrore të kësaj force politike. Arvizu theksoi se mirëpret pjesëmarrjen e AK në politikë.

“Konkurrenca politike është një lloj gjë e mirë çdo lloj demokracie është mirë të ketë konkurrencë të tillë dhe për këtë arsye e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim pjesëmarrjen e aktive në këtë fushatë. Kemi folur veçanërisht për platformën e tyre. Folëm për atë që është më e rëndësishme. Ndaj i kam deklaruar Spahiut, që patriotizmi është gjë e mirë, por është gjë e mirë që në axhendën tuaj të shmanget dhe të mos rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste”, tha Arvizu, transmeton BW.

Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon.

Para pak kohësh AK kërkoi referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë.

Këto tone nga ana e ambasadorit Arvizu janë kritikuar, e për te cilat ka këshilluar liderët e tjerë politikë të jenë të kujdesshëm, në mënyrë të veçantë në situatën parazgjedhore që po kalon vendi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›