E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i te dieles Meta Me Nanon bisede miqesore

Nje takim miqesor i dominuar nga bisedat e te shkuares dhe te ardhmes. Keshtu e cilesoi takimin e tij me zotin Fatos Nano kreu i LSI dhe zevendeskryeminister i vendit zoti Ilir Meta. Takimi ka qene njee takim mese shoqeror dhe miqesor. Bashke me zotin Nano kemi pervoje te gjate ne jeten politike po gjithmone keto raportet shoqerore jane ruajtur dhe per shkak te nostaligjise qe cdo njeri ka dhe per te kaluaren por edhe per shkak te te ardhmes e cila duhet te jete gjitheperfshirese tha Ilir Meta kryetar LSI zv kryeminister.

Por ngulmimit te gazetareve per hollesi rreth takimit zoti Meta i eshte pergjigjur me nje fjalor te kujdeshem qe jepte gjithsesi mesazhet e surprizave te mundshme ne te ardhmen. Jemi te interesuar per politika dhe reforma gjitheperfshirese te cilat pershpejtojne integrimin europian te vendit dhe te cilat ftojne dhe mirepresin kontributet e kujtdo politikan apo force politike ne kete proces qe eshte i nje rendesie kombetare. Ne nuk bejme pakte kunder individeve absolutisht vijoi Meta.

Deklarimet e tij zoti Meta i beri nje dite pas takimit me ish kryesocialistin Nano ne fund te te cilit nuk kane munguar batutat dhe fjalite me humor. Ju e dini qe une dhe zoti Meta jemi martuar. Keshtu qe tani une dhe zoti Meta presim me simpatine e duhur te gjitha dasmat dhe nuk mendoj qe kemi te njejten dasme ne mendje apo jo. Dasmat jane te hapura sidomos keto te tretat eshte shprehur Nano nje dite me pare pas takimit.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›