E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task force kontroll infermiereve

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili ka urdheruar ngritjen e nje taskforce per kontrollin e kujdesit infermieror ne institucionet shendetsore publike dhe private. Sipas perfaqesueve te shendetsise kjo taskforce lindi si nevoje pasi jane konstatuar raste te mungeses se licences sjellje jo e duhur etiko-profesionale si dhe levizje me uniforme jashte ambienteve te sherbimit.

Me nje infermier i cili nuk di te komunikoje me publikun nuk zbaton kodin etik me nje infermier qe nuk njeh ne rradhe te pare shoqaten e tij qe eshte urdhri i infermierit te Shqiperise tha Pellumb Pipero drejtor i planifikimit te politikave ne ministrine e Shendetsise.

Nese bluzat e bardha nuk do te plotesojne rregulloren do te merren edhe masa te cilat fillojne nga gjobat e deri ne pezullimin e perkohshem ose dhe te perhershem te punes se tyre.

Nga verejtja nga ulja ne detyre nga gjoba qe fillon nga 10 mije ne 100 mije leke te reja dhe nga heqja e te drejtes se profesionit nga tre muaj deri pergjithmone kur shkeljet jane shume te renda u shpreh Sabri Skenderi Urdheri i Infermierit.

Dokumenti themeltar per infermieret i hartuar edhe me mbeshtetjen e USAID tashme eshte shperndare ne cdo institucion shendetesor.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›