SHBA: Shqipëria, shanse shumë të mëdha të bëhet anëtare e NATO-s
Zëvendës/ndihmës/sekretarja e shtetit e SHBA-ve Rozmari Di Karlo ka deklaruar dje se Shqipëria ishte shumë pranë marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO. Gjatë një takimi që ajo pati me përfaqësues të KKSHA; drejtorin ekzekutiv Avni Mustafaj dhe këshilltarin e lartë Dejvid Skaton, ajo tha se SHBA-të janë të kënaqura me zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri, ku klima politike është shumë me pak antagoniste sa ishte në të kaluarën. Njoftimet për takimin u dhanë në një deklaratë zyrtare të KKSHA-së, ku ndër të tjera vijohet citimi i ndihmës/sekretares amerikane të shtetit lidhur me reformat që po ndërmerr Tirana zyrtare.