E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni ecën mirë, të dilet nga stanjacioni në drejtësi

Sokol Balla: Ambasador Steëart Eldon, faleminderit që jeni sonte me ne. Vizita juaj vjen në një moment dyfish të rëndëishëm për shqiptarët: Kemi një interes për të ditur sa shumë se shumë progres ka bërë Shqipëria drejt integrimit në NATO, por nga ana tjetër Kosova mbetet një çështje e nxehtë, e cila nuk ka lejon të fokusohemi te ajo e para. Kështu që nga doni që ta fillojmë bisedën sot?
Sir Steëart Eldon (ambasadori britanik ne NATO): Eshte nje kenaqesi te jem ketu ne Tirane. Eshte udhetimi i im i pare ne Shqiperi, jam perpjekur prej mese nje viti te vij ketu, e me ne fund ia dola. Eshte nje moment shume interesant per te ardhur ne Tirane. Siç e dini, puna e NATO-s ne lidhje me vendimet e zgjerimit ka nisur te intesifikohet. Mendoj se eshte e rendesishme te thuhet se ende nuk jane marre vendime specifike dhe se ministrat e jashtem do te nisin te fokusohen tek ato ne muajin mars. E siç e dini, Bukureshti, ku do te takohen kreret tane te qeverive, do te marre dhe vendimin perfundimtar te fteses per ne aleance.

Ambasador, është kjo vizita e fundit e një niveli kaq të lartë e NATO-s para Samitit të Bukureshtit?
Mendoj se do te shihni edhe te tjera. Jemi ketu me ftese te qeverise, qe me te drejtë pret te mesoje vleresimin tone per ate çfare eshte arritur deri me tani. Dhe nuk ka menyre me te mire sesa ta konstatojme vete kete ne terren. Personalisht, mendoj se eshte bere shume.

A keni ndonjë zhvillim që mund të sugjerojë se ne kemi progres drejt integrimit në NATO?
Kemi pasur nje dite mjaft pozitive bisedimesh me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e jashtem e ate te Mbrojtjes. Mendoj se eshte bere vertet shume persa i takon reformes ne ushtri. Eshte vertet mbreselenese. Dhe kjo i ka krijuar Shqiperise mundesine te jape kontribut te vyer ne operacionet ne Irak dhe Afganistan. Eshte nje plan i mire, ka objektiva te qarte sesi qeveria kerkon qe te jene forcat e armatosura. Eshte mbreselenese vertet. Them se ka progrese domethenese ka pasur edhe ne fusha te tjera. Tingellon paksa e cuditshme, por me te gjithe kandidatet per anetaresim ne NATO, me kalimin e kohes jemi fokusuar gjithmone e me shume tek reforma ne gjyqesor, reforma elektorale, menaxhimi i ceshtjeve parlamentare. Ndoshta mund te mendoni se keto nuk jane gjera per te cilat NATO-ja duhet te shqetesohet ne menyre te vecante, por jane shume te rendesishme sepse vendet kandidate duhet te plotesojne disa standarde te caktuara demokracie, menyra se si veteqeverisen, duhet ta kene te qarte rolin e nje ushtrie demokratike ne nje shoqeri demokratike. Te gjithe keto gjera jane te rendesishme dhe mendoj se ne Shqiperi ka pasur progres edhe ne keto fronte.

A është ky progres së paku i mjaftueshëm që të na ndihmojë ne të marrim një ftesë në samitin e Bukureshtit për t'iu bashkuar NATO-s që nga 1 janari 2009?
Progres ka pasur, dhe sic thashe, vendime ende nuk jane marre, por ka vend per me shume dhe do t'i beja thirrje Shqiperise te beje me teper. Ka pasur disa shqetesime, qe te jem i sinqerte, per ritmin e reformave, si per reformen elektorale, ate te gjyqesorit si dhe luften kunder korrupsionit, qe po shkon mire. Sidoqofte kam pasur biseda pozitive per kete me ministrin e brendshem.

Sa të mira janë këto shanse pra, për të marrë një ftesë për t'u anëtarësuar në NATO në janar të vitit 2009?
Mund t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›