Perplasen makinat vdes i riu
Nje aksident i rende ka ndodhur oret e para te dites se djeshme ne Sarande. Policia lokale njofton se nga perplasja e dy automjeteve ka humbur jeten nje person. Behet fjale per 24-vjecarin Zamir Koka i cili ka qene ne drejtimin e njerit prej dy automjeteve. Nderkohe qe nga aksidenti ka mbetur i plagosur rende dhe nje person tjeter. Ngjarja ka ndodhur ne dalje te qytetit te Sarandes dhe mendohet se shkak i aksidentit ka qene lageshtia e rruges si dhe levizja e automjetit mbi nivelin e lejuar te shpejtesise.