SHBA Shtohet ndertimi i shtepive te vogla
Ketu ne Shtetet e Bashkuara qe prej fillimit te krizes se shtepive eshte rritur shume interesimi per shtepi te vogla dhe kur themi te vogla kemi te bejme me shtepi 10 deri ne 20 metra katrore te cilat shiten nga 20 deri ne 50 mije dollare te vendosura mbi rrota qe levizen ne cdo shtet te Amerikes.
Kjo kabine druri mbi rrota eshte prirja me e fundit ne Shtetet e Bashkuara.
Disa njerez i vendosin keto shtepi mbi rrota ne oborin e shtepise per ti perdorur si zyre studio apo dhome gjumi shtese.
Te tjere i perdorin ato si shtepi te levizshme te cilat mund ti parkojne ne parqe.
Por pronaret me te guximshem te ketyre shtepive te vogla i kane ato banesa te perhershme.
Arsyet e njerezve per te banuar ne nje hapesire shume te vogel jane nga me te ndryshmet por nje prej ketyre arsyeve eshte me e pergjithshme thote 46 vjecari Jay Shafer bashke-themelues i kompanise Shoqeria e Shtepive te Vogla.
Shume njerez nuk duan te perdorin me shume burime se sa u duhen.
Jay autor i librit Shtepia e Vogel ndertoi vete nje shtepi te vogel prej druri para nje dekade ne qytetin Graton te Kialifornise dhe e kishte ate banese te perhershme deri sa i lindi djali vitin e kaluar.
Ajo shtepi eshte vetem 10 metra katrore dhe megjithate ka kuzhine nje banje verante dhome gjymi ne katin e siperm dhe ajo qe njihet si dhoma e madhe e cila sherben per pune dhe argetim.
Jay Schafer dhe familja e tij jetojne tani ne nje shtepi 55 metra katrore qe ndodhet afer shtepise se vogel.
Shafer bashke-pronar i kompanise Tumbleweed Tiny House projekton nderton dhe shet projekte te shtepive te vogla madje u meson te tjereve si te ndertojne per vete shtepi te vogla.
Stili i shtepive te vogla te kesaj kompanie vlereson me teper cilesine se sa madhesine e shtepise dhe sigurohet qe asnje centimeter katror nuk mbetet pa u perdorur.
Nje shtepi e tille qe perfshin domosdoshmerite e jetes ne nje hapesire sa nje dollap i disa shtepive te tjera shitet per 40 deri 50 mije dollare por kushton sa gjysma nese e nderton vet.
Jay Shafer thote se kompania Tumbleweed eshte rritur ndjeshem vecanerisht qe prej fillimit te krizes se shtepive. do vit ai shet rreth 50 projekte te ketyre shtepive krahasuar me 10 projekte qe shiste para 5 vjetesh.
Tete klasa pune qe ai organizon cdo vit ne gjithe vendin terheqin mesatarisht 40 veta secila.
Keto shtepi te vogla ndertohen me material te cilesise se larte izolohen mire dhe jane mjaft terheqese megjithate jane te vendosura mbi rrota gje qe i ben te levizshme dhe u mundeson pronareve ti cojne kudo dhe me lehtesi.
Qe prej fillimit te krizes se shtepive eshte rritur shume interesimi per keto shtepi te vogla mes te rinjve dhe brezit qe eshte afer pensionit thote Kent Griswold i cili administron bllogun Tiny House Shtepia e Vogel qe terheq 5 deri ne 7 mije vizitore ne dite.
Para 3 vjetesh njerezit i shikonin keto shtepi si loje por tani ato jane pjese e reaslitetit per shume njerez. Me ngadalsimin ekonomik njerezit po shqyrtojne mundesine qe te jetojne ne nje hapesire me te vogel dhe me te perballueshme ekonomikisht.
Distrikti Sonoma ne Kalifornine veriore eshte shnderuar ne nje meke te vogel gjate viteve te fundit per industrine e shtepive te vogla.
Stephen Marshall punonte ne ndertim per rreth 30 vjet para se tregu i shtepive te binte ndjeshem para 3 vjetesh. Dhe pikerisht ne ate kohe ai hyri ne biznesin e shtepive te vogla duke krijuar kompanine Shtepite e vogla mbi rrota.
Kompania e tij nderton dhe shet shtepi te vogla te cilat i kane te gjitha perfshire kuzhinen dhe banjat si dhe gjera te tjera te cilat ne pergjithesi ai i quan Nje dhome per vete qe mund te perdoret si zyre apo si nje dhome gjyme shtese.
Shtepite e tij te vogla qe kushtojne nga 20 deri ne 50 mije dollare jane shume me te lira se sa te ndertosh nje hapesire shtese ne shtepi madje mund ta shesesh kur nuk ke nevoje per ate hapesire.
Kompania ka shitur 16 shtepi kete vit dhe synon te shese 20 vitin e ardhshem.
Jay Shafer thote se qe te jetosh rehat ne nje shtepi te vogel duhet te dish nevojat e tua te domosdoshme dhe te eliminosh cdo gje tjeter.
Dhe ky eshte kyci per te qene i lumtur thote ai ndersa relaksohet ne veranten e tij me dy karike ku i bie dielli.