E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Rinumerim votash e plane per qeverisjen e ardhshme

Do te duhen edhe pese dite te tjera per te perfunduar rinumerimin e votave nga 40 per qind e vendvotimeve nje vendim ky qe pasoi shqetesimet e ngritura per parregullsi ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Bashkerenduesi i Qendres per numerimin e votave Burim Ahmetaj tha se rinumerimi i votave nga rreth 760 vendvotime kerkon me shume kohe nga sa ishte parashikuar fillimisht.

158 vendvotime jane rinumeruar dhe kane ardhur ne auditim nga keto 106 formulare dhe pjesa me e madhe e tyre eshte brenda nivelit te tolerances dhe mund te procedohen si te rregullta tha zoti Ahmetaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka tha sot se rinumerimi i votave mund te coje ne perseritje votimesh edhe ne komuna te tjera por kjo mund te dihet vetem pasi te kete perfunduar procesi.

Kur ta kemi perfundimisht rezultatin e Qendres se Numerimit dhe Rezultateve lidhur me kutite te cilat do te rinumerohen ne do ta dime edhe nivelin e parregullsive edhe nivelin e asaj se sa kuti kane qene ne perputhje ka pasur edhe gabime teknike te cilat pastaj jane evituar dhe jane futur ne rezultat perfundimtar tha zonja Daka.

Me 9 janar te vitit qe po vjen do te kete rivotime te plota e te pjesshme ne pese komuna te Kosoves per shkak te parregullsive te shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Derisa vazhdojne debatet rreth procesit zgjedhor dhe pergatitjeve per rivotim ne te pakten pese komuna te Kosoves Partia Demokratike e Kosoves e cila sipas rezultateve paraprake eshte fituese e zgjedhjeve ka filluar tashme perpjekjet per krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises. Kjo parti tashme edhe zyrtarisht ka diskutuar mundesine e koalicionit me Aleancen Kosova e Re nje parti kjo e cila ne nje koalicion edhe me shtate subjekte te tjera fitoi 7.1 per qind te votave ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Derisa eshte vene ne kerkim te partnereve me te cilet do te qeveriste vendi Partia Demokratikei ka hedhur poshte te gjithe mundesite qe te beje kompromis per postin e kryeministrit post ky qe eshte percaktuar per kryetarin e kesaj partie Hashim Thaci.

Nderkaq zyrtare te Aleances Kosova e Re thone se posti i presidentit te Kosoves eshte nje nga kushtet per te hyre ne koalicion me Partine Demokratike.

Tashme Lidhja Demokratike e Kosoves dhe levizja Vetevendosje kane hedhur poshte cdo mundesi te koalicionit me Partine Demokratike ndersa nje qendrim jo shume te favorshem per kete e ka deklaruar edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Por Partia Demokratike sipas analisteve duket se do te kete nevoje edhe per kete parti meqe themelimi I qeverise se re nenkupton 61 vota ne Parlament ndersa qendrueshmeria e saj ka nevoje per me shume vota.

Nje qeveri e qendrueshme thote ata eshte me rendesi te vecante per shkak te proceseve qe e presin shtetin e ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›