E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 vjet nga ndarja nga jeta e ish Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova

21-01-2012 / Gazeta 55

Presidenti Ibrahim Rugova është përkujtuar sot në Prishtinë nga të gjitha partitë politike, në 6 vjetorin e vdekjes së tij. Fillimisht janë dërguar kurora lulesh në varrin e tij dhe më pas është mbajtur një akademi përkujtimore nën përkujdesjen e presidentes Atifete Jahjaga.


Në muajin janar shënojmë me dhembje dhe krenari ndarjen nga jeta të njërit nga figurat më emblematike të historisë sonë – Dr. Ibrahim Rugovës, arkitektit të Pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Në këtë janar, kujtojmë veprën e Presidentit Rugova, që për breza të tërë mbetet burim i frymëzimit për liri, pavarësi dhe demokraci. 


Kështu u vlerësua në Akademinë përkujtimore të organizuar nën kujdesin e Presidentes Atifete Jahjaga, me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova.


Të pranishëm në këta Akademi ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, familjarë të Presidentit Rugova, drejtues të partive politike, si dhe ambasadorët e SHBA-ve, Francës, Italisë, etj.


Në fund, për të nderuar veprën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Filharmonia e Kosovës ekzekutoi pjesë të ndryshme muzikore.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›