Protesta e Vetvendosjes, policia: Do veprojmë, kufiri nuk mbyllet
TIRANË-Lëvizja Vetvendosje ka vendosur që më 22 Janar të mbajë protestën e radhës me moton ‘Serbia nuk kalon’. Pritet që mbështetës së Vetvendosjes dhe shumë qytetarë të protestojnë nesër në pikat kufitare të Merdarës dhe Dheut të Bardhë. Por, Policia e Kosovës përmes një komunikatë të lëshuar një ditë para mbajtjes së protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se si institucion i zbatimit të ligjit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike. Policia shprehet se do të garantojë nesër lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe mallrave përmes vendkalimit kufitar Merdarë dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e nesërme nga subjekti politik Vetëvendosja, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë 2”.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ përfshin dhe shtimin e masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj.
Po kështu policia do të fokusohet dhe në garantimin e mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut me qëllim të qarkullimit të lirë në rrugë si dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare etj.
Më tej, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.
Policia e Kosovës përmes shkresës në vijim ju adresohet gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.
Në protestën e organizuar më 14 janar nga Lëvizja Vetëvendosje në dy pikat kufitare me Serbinë Merdarë dhe Dheu i Bardhë, për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë, policia pas thirrjes që u ka bërë protestuesve që të shpërndahen, me dhunë ka hapur rrugët, duke arrestuar qindra protestues, në mesin e tyre edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjatë protestës ka pasur dhjetëra të lënduar nga protestuesit dhe policia.
(d.b/Express/BalkanWeb)