SHBA: Te hiqet imuniteti per hetimin e politikaneve te korruptuar
Nisma e hershme e shumices parlamentare per kufizimin e imunitetit te deputetit ka gjetur edhe perkrahjen e ambasades amerikane ne Tirane, duke e vleresuar kete si nje standard qe jep nje ndikim te konsiderueshem ne jeten politike ne Shqiperi, duke zhveshur nga petku i mbrojtjes te gjithe perfaqesuesit politik perballe akuzave te ngritura nga organi i akuzes. Bashkimi i forcave politike ne mbeshtetje te kesaj nisme, do te perbente dhe arritjen e nje standardi, ne menyre qe standardi i vendosur ne Kuvend te kthehet ne ligj dhe ky do te ishte mesazhi me i mire qe politika do te jepte per publikun. Nisma per kufizimin e imunitetit ka qene jo vetem nje angazhim konstant dhe afatgjate i PD-se, por edhe nje kerkese e perseritur e institucioneve te rendesishme perendimore, ku Shqiperia aspiron te anetaresohet. Ne kete aspekt, Ambasadori amerikan ne Tirane, John L. Withers ka propozuar dje gjate fjales se tij me rastin e prezantimit te nje sondazhi nga Shoqata IDRA (Institute for Development Research and Alternatives), mbi nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, qe te behen ndryshime ne ligjin qe percakton imunitetin e deputeteve, ne menyre qe politikanet te jene te barabarte perpara ligjit. eithers tha se nuk duhet te kete me politikane me imunitet, ndersa duhen fuqizuar institucionet e drejtesise. Nderkaq eithers nenvizoi faktin se korrupsioni mbetet nje problem shume serioz per vendin qe ka ndikimin e tij ne ekonomi, ne thithjen e investimet te huaja e ne çdo sektor tjeter jetik te vendit. “Problemi me i madh per vendin eshte rruga qe duhet ndjekur per t’u perballuar me kete fenomen. Elita politike te marre flamurin e luftes faktike ne kete drejtim dhe e jo te fjaleve e fjalimeve, ndersa udheheqesit politik ne qeveri apo opozite duhet te ekspozojne aktet e korrupsionit nga koleget e tyreâ€, u shpreh Withers. Rryshfeti mbetet me i perhapur ne shendetesi, por problematik eshte ai dhe ne rradhet e uniformave blu. eithers tha se edhe pse ka pasur denoncime te shumta nga organet e drejtesise askush nuk eshte denuar, ndersa media mbetet burimi i vetem i transparences ndaj korrupsionit, transparence qe mungon te qeveria dhe parlamenti. Per te luftuar kete fenomen ai propozoi heqjen e imunitetit te politikaneve te larte si mjetin kryesor kunder tij. “Nje menyre e drejtperdrejte dhe konkrete, se si jeta politike mund te jape shembullin e saj, eshte ndryshimi i ligjit mbi imunitetin, per te treguar qe çdo politikan mban pergjegjesi para sistemit gjyqesorâ€, nenvizoi z. Withers. Megjithate edhe kryeministri Berisha ka nenvizuar se kjo nisme do te realizohet plotesisht. “Por te tilla jane reformat, ato kerkojne durim, insistim, arsyetim dhe kompromis. Jam i bindur se opozita do te bindet per kete çeshtje. Ne kemi ndermarre nismen per te mos e kaluar me 84 vota ne Kuvend, sepse Komisioni i Venecias ka dhene qarte driten jeshile per kalimin ne Kuvend te kesaj nisme me 84 vota. Por serish une mendoj se edhe kete nisme do ta realizojme me opoziten. Derisa te mos bindet opozita, ky do te jete nje veprim i njeanshem. Çdo imunitet i mazhorances nuk ekziston, perveçse per çeshtje politike. Gjithsesi, une shpresoj se gradualisht do te kemi nje konsensus me opoziten per kete gjeâ€, ka nenvizuar Berisha.
IDRA Publikon rezultatet e nje sondazhi mbi nivelin e korrupsionit ne Shqiperi/Shoqata IDRA (Institute for Development Research and Alternatives) publikoi te dje rezultatet e nje sondazhi mbi nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, i realizuar ne muajt e pare te ketj viti. Sondazhi eshte realizuar me 1200 qytetare, pjesa me e madhe e te cileve sipas konkluzioneve mendojne se megjithe reformat e ndermarra nga qeveria, korrupsioni eshte perseri evident dhe se duhet me teper angazhim dhe nisma reformuese ne dobi te zhdukjes se ketij fenomeni nepermjet luftes antikorrupsion. Sipas te intervistuarve, korrupsioni, ndermjet zyrtareve publike eshte “shume i perhapur†ose “deri diku i perhapurâ€. Sipas perceptimeve te qytetareve, sondazhi percakton se “drejtuesit fetare, ushtaraket, media, Presidenti, mesuesit dhe drejtuesit e OJF-ve shihen si me te ndershem, ndersa doganieret, gjyqtaret, mjeket, punonjesit e taksave etj, shihen si me te korruptuaritâ€. Lidhur me luften ndaj korrupsionit, raporti i IDRA-s e vlereson median si institucioni i vetem qe pergjithesisht ndihmon kunder ketij fenomeni, e ndjekur me pas nga shoqeria civile. Nderkohe qe, sipas IDRA-s, Inspektoriati i Larte i KontrolÂlit dhe Deklarimit te Pasurive vleresohet se jep me pak ndihmese ne luften kunder tij. Ambasadori i SHBA-se, ne Tirane, John eithers, i pranishem ne konkluzionet e ketij sondazhi, duke nenvizuar nevojen e luftes kunder ketij fenomeni, u shpreh se sondazhi tregon se Shqiperia ka nje problem serioz qe eshte korrupsioni, i cili nuk eshte se ekziston vetem ne Shqiperi. “Ai ekziston kudo. Edhe ne SHBA ekziston korrupsioni dhe jo pak. Mund te marresh ne SHBA cilendo gazete qe do te zgjedhesh ti dhe do te shohesh qe ka artikuj e raporte mbi raste korrupsioni te zyrtareve publike. Por, kryesore ne gjithe kete histori nuk eshte fakti qe korrupsioni ekziston, por se si ne reagojme ndaj tijâ€, theksoi ambasadori amerikan. Leonard Quku