E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dino Asanaj është qëlluar me shtatë thika

Ish-kreu i Agjencisë së Privatizimit në Kosovë, Dino Asanaj

PRISHTINË – Së paku shtatë plagë nga thika janë evidentuar në trupin e Asanajt, ka thënë një burim i sigurt për gazetën Koha Ditore në Kosovë. Autopsia e trupit të Dino Asanajt duket se do të hedhë poshtë edhe mundësinë e vetëvrasjes, meqë ekzaminimi i parë ka treguar se i ndjeri ka shumë goditje me thikë, të pamundura nëse do të ishte vetëvrasje.

Burimi i afërt me procesin e autopsisë, ka lënë të kuptohet se numri i plagëve përjashton vetëvrasjen si mundësi. Megjithatë, burimi ka thënë se duhet pritur të kryhet autopsia dhe të dalë raporti zyrtar për të pasur një rezultat përfundimtar për rastin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›