E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Hoxha: Në gjyq akuzën për spiun

Ish-kandidati për President, Artan Hoxha

TIRANE Do ta ndjek ligjërisht akuzën si ish-bashkëpunetor i Sigurimit të Shtetit. Kështu është përgjigjur me një mesazh në Facebook, ish-kandidati për President, Artan Hoxha. Ja mesazhi i tij i plotë:

Do ta ndjek si qytetar i thjeshtë. Vetë, me durim, hap pas hapi në rrugë ligjore, gërshetuar me komunikimin publik. Në radhë të parë akuzën më të ndyrë, atë të bashkëpunëtorit me Sigurimin e Shtetit, por edhe të tjerat. Baltën dhe baltosësit nuk i neglizhoj më, siç kam bërë deri më sot, – thotë Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›