SHBA: Te perfundoje procesi i zgjedhjeve, vendi te shohe perpara Qamil Xhani
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nga klasa politike shqiptare qe te perfundojne procesin zgjedhor dhe te vazhdojne te kontribuojne per reformat. Drejtoresha e Ceshtjeve per Evropen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Jenifer Brush, deklaroi dje ne Tirane, se Uashingtoni pret qe ne vend te perfundoje me sukses procesi zgjedhor. “Shqiperia duhet te perfundoje procesin e zgjedhjeve lokale te 8 majit ne vend dhe te ece perpara”, tha Brush gjate takimit te zhvilluar me nje grup studentesh te marredhenieve nderkombetare dhe shkencave politike. Drejtoresha per ceshtjet e Evropes Qendrore dhe Jugore ne Departamentin Amerikan te Shtetit, eshte ndalur ne situaten politike ne vend dhe mosmarreveshjet mes paleve. Ajo ka theksuar se zgjidhjet politike duhet te gjenden me konsensus dhe brenda vendit. Brush theksoi se keto zgjidhje “nuk mund te importohen nga jashte ato duhet te krijohen ne vend”. Gjate diskutimeve me studentet e marredhenieve nderkombetare dhe me pedagoget e universiteteve ne Tirane, Brush ka theksuar se eshte shume e rendesishme per Shqiperine qe te plotesoje rekomandimet e Bashkimit Evropian. Ajo ka premtuar mbeshtetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per Shqiperine, ndersa ka vene theksin se klasa politike duhet te permbush 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian. “E ardhmja e vendit tuaj eshte t’i bashkoheni familjes evropiane. Ne punojme me Bashkimin Evropian ne nje partneritet me ta, por Bashkimi Evropian eshte nje lider ne kete rajon dhe kjo nuk ka per te ndryshuar. Prioriteti juaj si studente apo profesore te universiteteve te ndryshme, perfshi rolin e politikaneve eshte te ndiqni rekomandimet e Bashkimit Evropian duke ndjekur rruget me te volitshme ne realizimin e aspiratave tuaja evropiane”, tha diplomatja amerikane gjate takimit me studentet. Perfaqesuesja e departamentit Amerikan te Shtetit ka vleresuar dhe rolin e Shqiperise ne NATO. Bush ka folur dhe per zhvillimet ne rajon, duke vleresuar se strategjia per Kosoven dhe qendrimi i nderkombetareve eshte i qarte. Edhe me pare perfaqesues te larte te Departamentit te Shtetit kane folur situaten politike ne vend. Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euro-Azine, Tomas Kantrimen, ne nje deklarate te bere pak dite me pare ka pershendetur procesin zgjedhor ne Shqiperi. Ne mesazhet e dhena nga Kantrimen me i rendesishmi ka qene ai qe te dy palet te njohin vendimet e Kolegjit Zgjedhor.