E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walk of Shame, protesta e lëvizjes Vetëvendosje

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE kanë protestuar sot në një mënyrë mjaft të veçantë në sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë kundër qeverisë Thaçi.

Aksioni simbolik i cili mori emrin Ëalk of Shame, Pasarela e Turpit ku VV mbi yje kishte vendosur fotografitë e atyre, që ajo i quajti Yjet e Hajnisë së pronës publike,  të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës.

Midis tyre në Bulevardin e Yjeve ishin Hashim Thaçi, Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuçi e Bajram Rexhepi.

Protesta e tyre ishte frymëzuar nga Bulevardi i Yjeve I cili është i mbushur me yje që shënjojnë emrat e më të suksesshmëve në skenën e filmit. Ëalk of Fame apo Pasarela e Famës është mishërim i suksesit.

1 VV 2 VV 3 VV 4 VV

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›