Meta: Rama eshte ne opozite me ligjin
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta deklaron se sjellja e liderit te Partise Socialiste eshte deshmi e faktit se ai eshte ne opozite me ligjet dhe jo me mazhorancen. Meta deklaron se Rama eshte ne kontradikte edhe me qendrimet e meparshme te Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve. Ne nje interviste dhene per televizionin “ABC News”, Rama deklaron se interesat per pushtet te kreut te PS-se po demtojne anxhenden e integrimit te vendit ne BE.
Z. Meta, si e konsideroni vendimin e fundit te Kolegjit, qe konsiston ne numerimin e votave te tjera me nje procedure transparente ne ta gjitha kutite e Tiranes?
Ne do te kishim dashur qe kjo gare te kishte perfunduar dhe natyrisht qe ky ishte nje opsion i pritshem, por fakti qe Kolegji ka marre kete vendim, pavaresisht nga koha qe perseri merret per percaktimin e fituesit, mendoj qe duhet respektuar. Ne fund te fundit Kolegji me kete vendim ka vendosur nje standard vertet te papare te transparences ne Shqiperi, i cili natyrisht nuk eshte shume i mirepritur ne drejtim te kohes dhe te zgjatjes pertej gjithe parashikimeve, por ne fund te fundit eshte i imponuar. Pra kjo transparence maksimale, e pa ndodhur me pare eshte e imponuar nga rezultati i paparashikuar, teper i ngushte gje qe do te thote se ne kutite e tjera, ndoshta mund te kete vota te tjera, te quajtura te gabuara, te cilat do te duhet te vleresohen perseri. Ne, pavaresisht nga deshira qe kemi do te respektojme cdo rezultat perfundimtar qe do te dale nga i gjithe ky proces i jashtezakonshem dhe transparent.
Por PS ka nje pretendim qe ne kerkesen e saj nuk ka qene i perfshire ceshtja e shtrirjes se numerimit ne te gjitha kutite, Si mendoni?
Ndoshta edhe vete gjendja emocionale e lidershipit te opozites con ne deklarata te tilla te cilat jane ne opozite me te verteten dhe me ligjin, dhe se dyti te cilat jane thellesisht kontradiktore me te gjithe “kauzen” e transparences se kutive te kerkuar per dy vite me radhe pas zgjedhjeve se 28 qershorit 2009. Pra lidershipi i PS, pas 28 qershorit duke mos u pajtuar me rezultatin, edhe pse ky rezultat ishte i pakontestuar asgjekund ne Shqiperi nga perfaqesuesit e saj, edhe pse ky rezultat ishte i certifikuar nga gjykatat, perseri insistonte per tu hapur kutite sepse, sipas tij, kishte dyshime, por jo fakte apo prova, se mund te kishte vota te caktuara ne favor te saj e keshtu me radhe. Ndersa tani procesi nuk ka perfunduar sepse procesi perfundon kur kemi aktin perfundimtar te certifikimit te KQZ-se, pas perfundimit te konsumimit te te gjitha ankimeve, dhe kur tanime qe eshte e qarte qe ka vota te cilat jane hedhur pa dashje ne kutite qe nuk kane qene per kryetarin e Bashkise, edhe une personalisht mund t’ju them qe kam qene duke i ngaterruar, edhe KQZ-ja duke te nxjerre nje mesim. Une jam orientuar nga nje zonje qe ishte aty sepse duhet te hapje fleten, qe ne nje fare menyre mund te tregoje dhe voten, jo e imja se ajo dihet, por te qytetareve te tjere, per ta pare ngjyrat te cilat ishin shume te zbehta. Shume qytetare e kane bere kete gabim qe nuk eshte per fajin e tyre.
Persa i perket pretendimeve te PS-se qe nje gje e tille mund te jete bere edhe me qellim per arsye presioni?
Mendoj se keto jane gjepura, pasi dihet se kur nje flete votimi eshte e vlefshme sipas Kodit qe ka bere vete PS-ja. Ky rast nuk perfshihet, perkundrazi dhe ne kete drejtim mendoj se ky ka qene nje proces teresisht transparent dhe habitem se pse PS e kundershton hapjen e kutive per te gjitha rastet, pasi ndoshta mund te kete edhe shume flete te tjera ne favor te z. Rama. Atehere do te ishte gabim shume i madh te paragjykoje nje proces i cili nuk dihet se cfare do te sjelle. Jane hapur 117 kuti, te cilat jane kerkuar dhe jane njoftuar por jane edhe nje mije e ca te tjera te cilat do te hapen dhe keto mund te nxjerrin fitues z. Rama. Natyrisht une nuk besoj.
Socialistet kembengulin per te pasur nje institucion jashte kufijve, keshillimor, si Komisioni i Venecias, i cili te mund te jepje nje ide mbi kete procedure te ndjekur nga KQZ. Si mendoni?
Nuk ka institucion ne bote qe mund te interferoje ne nje proces gjykimi nga ana e gjykatave shqiptare. Per shkak te Kushtetutes, e cila per fat te mire eshte bere me ekspertizen e Komisionit te Venecias. Roli i ketij Komisioni i cili natyrisht eshte i mirepritur edhe per reformen zgjedhore, do te ishte shume i dobishem ne momentin qe do te kishte nje reforme zgjedhore per te saktesuar shume ceshtje te cilat kane qene te paqarta por qe nuk mund te thuhet qe jane te paligjshme si ne rastin konkret. Ne kete drejtim natyrisht Komisioni i Venecias mendoj qe eshte shume i mirepritur sikurse dhe roli i OSBE-ODIHR-it.
Prisni qe ne raportin e ardhshem te OSBE-ODIHR-it, te kete ndonje dyshim ne lidhje me aftesine e sistemit tone te drejtesise per te dhene drejtesi ne kete rast?
Duhet te kemi parasysh se deklaratat politike jepen edhe sipas interesave apo kendveshtrimeve politike sepse eshte e vertete qe z. Stonestreet, kreu i vezhguesve te OSBE-ODIHR-it, u shpreh qe baza ishte e paqarte dhe natyrisht qe mund te themi qe ishte e tille per arsye se nuk ishte e precizuar ne menyre te qarte se si do te veprohej ne nje rast te tille, sepse vete situata ishte e tille, dhe te mos harrojme se cfare deklaroi ne Kongresin Amerikan, ne Komitetin e Helsinkit, ku tha se ky rezultat kaq i ngushte ne Tirane do te ishte shume i veshtire per tu menaxhuar ne cdo administrate zgjedhore. Mos harrojme njekohesisht se si u shpreh Ndihmes Sekretari, Kantrimen per kete rast qe vertet ekziston shqetesimi qe kjo eshte e paqarte, por tha qe kjo nuk do te thote qe eshte e paligjshme. Nuk e kishte parashikuar Kodi sepse nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje rezultat ku votojne 250 mije votues te ndahet per kaq vota.
Si shpjegohet qe ngjarjet qe ndodhen ne forcen tuaj politike para zgjedhjeve nuk jane perftuar nga votuesit?
Sepse i gjithe opinioni publik, pavaresisht nga nje tronditje apo nga nje perceptim i caktuar, per shkak te nje skenari regjisorial te mire menduar te lidershipit socialist, duke shfrytezuar nje ekran te rendesishem ne vendin tone, natyrisht qe ne momentin e pare pati nje reagim te caktuar por shume shpejt u kuptua qe e gjithe kjo ishte nje loje politike, se e gjitha ajo kasete qe eshte pare ishte nje montazh. Mund t’ju them qe ekspertiza nderkombetare e konfirmuar kete ne menyre shume te qarte dhe ekspertiza e dyte nderkombetare e cila tashme ka perfunduar e bere nga nje nga ekspertet me te mire te Evropes, do te konfirmoje kete gje, e cila do te konfirmohet edhe ne procesin gjyqesor. Pra, mendoj se qytetaret e kane kuptuar edhe pa pare procesin e gjykimit, qe e gjitha ajo ka qene nje farse qe behej ne menyre te pandershme, thjesht per goditje politike dhe per te justifikuar veprime destruktive. Keshtu qe natyrisht kjo nuk ka pasur asnje efekt, per sa i takon ceshtjes se votes.
Si po shkon koalicioni, ku kam parasysh ketu edhe qendrimin tuaj te fundit ne Parlament ne lidhje me emrat e Presidentit per Gjykaten e Larte?
Nuk eshte hera e pare. Edhe ne rastet e kaluara, ne kemi votuar per kandidatet te paraqitur per anetare te Gjykates, sikurse ishte rasti i z. Como, kane qene edhe raste te tjera si ai djeshem. Ne kemi mendimin tone, dekretet jane individuale dhe ne mendojme se keto nuk duhet te kthehen ne ceshtje politike apo te politizohen qendrimet. Edhe fakti qe deputetet votojne nominalisht do te thote qe ne votimin e tyre ata duhet te jene sa me te pavarur.
Duke qendruar te ceshtja e koalicionit, me riformatimet e mundshme qe do te kete qeveria duke pasur parasysh vendet e mbetura bosh, a e shihni veten pjese e kabinetit te ardhshem qeveritar dhe si do te jete pozicionimi i LSI-se ne kabinetin e ardhshem?
Mendoj se kjo nuk eshte nje ceshtje e rendesishme. Per mua e rendesishme eshte qe qeverisja te jete edhe me efikase dhe padyshim eshte e rendesishme qe ky bashkepunim te jete me rezultativ ne aspektin programor dhe mbi te gjitha forcimi metejshem i LSI-se eshte prioritet i imi numer nje dhe te gjithe kete periudhe verore une do ta shfrytezoj duke u takuar ne gjithe Shqiperine me te gjitha strukturat e LSI-se. Jo vetem une por edhe me drejtues te tjere te LSI-se, pasi e thashe edhe nje here qe nuk jemi edhe shume te kenaqur nga ky rezultat pavaresisht se ne pergjithesi ne opinionin publik pati nje impakt te tille. Kishim objektiva edhe me te larta se kaq. Por tani ne kemi nje model te shkelqyer, qe eshte modeli i LSI-se se Tiranes, qe eshte nje model perfekt, i cili do te jete model per te gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme. Cdo force serioze politike sapo perfundon nje gare elektorale, mendon per garen e ardhshme. Eshte si puna e ekipeve te futbollit sapo mbaron nje ndeshje fillon e mendon per ndeshjen e radhes. Keto zgjedhje perfaqesojne nje stacion, ne tani shohim drejt stacionit tjeter.
....ne rast se ne 2013-n, PS eshte me programin e duhur dhe me qellimet e duhura, ju mund te bashkepunoni me kete lidership aktual?
Po me dukeni pak si enderrimtare dhe ju kerkoj ndjese nese nuk e kuptoni. Te gjithe deshirojne qe PS-ja si nje force e rendesishme politike ne vend te marre pergjegjesite e duhura sepse ka disa vite qe u shmanget ketyre pergjegjesive duke e vene veten e saj ne funksion te vendit, dhe jo duke vene interesat e vendit ne funksion te lidershipit te saj. Ndersa per ceshtjet e tjera mund t’ju them se ne jemi nje force politike qe u qendrojme marreveshjeve ne menyre teper te qendrueshme dhe natyrisht qe do te vazhdojme t’i qendrojme kesaj marreveshjeje. M’u duket pak enderrimtare kur folet per rol te rendesishem ne proceset integruese te vendit, se po te kemi parasysh ne rast se do te ishte votuar Gjykata Administrative do te ishte nje hap shume pozitiv per vendin, per reformat, per drejtesine, per biznesin e sipermarrjen e lire ne Shqiperi. Do te ishte dhene nje mesazh teper pozitiv ndaj partnereve tane dhe ne rast se nuk do t’i qendrohej me kokefortesi disa kerkesave te parealizueshme dhe jashte institucioneve, jashte edhe keshillave te partnereve nderkombetare, Shqiperia sot do ta kishte statusin e vendit kandidat sepse dihej qe u realizua liberalizimi i vizave nga mazhoranca ne kohen e premtuar edhe pse per fat te keq nuk pati as edhe nje kontribut pozitiv, po flas nga 28 qershori deri diten e vendimin per heqjen e vizave, nga ana e lidershipit te kesaj force politike. Perkundrazi, u trumbetua me te madhe se do te largoheshin nga Shqiperia mbi 800 mije shqiptare kur te liberalizoheshin vizat per shkak te varferise dhe per shkak te mjerimit, dhe sot asnje shqiptar nuk i ka shkelur e levizjes se lire ne zonen Shengen.
Ju jeni nje nder themeluesit e PS-se, keni arritur kulmin e karrieres politike, keni provokuar skizmen brenda kesaj force duke krijuar LSI-ne. Kur themi provokuar skizmen e suksesshme per te pasur nje force tjeter politike, por ne 20-vjetorin e themelimit te PS-se ju nuk ishit as i ftuar. Si u ndjete i paftuar nga njeriu te cilin ju e keni ndihmuar te ngjitet ne pushtet?
Te them te drejten nuk eshte se e kam perjetuar rende, aq me teper qe ate dite kam qene me femijet e mi dhe ka qene nje dite e mrekullueshme, sepse ishte diel. Natyrisht, duke ndjekur mediat dhe lajmet, dakord mund ta pranojme qe Ilir Meta nuk eshte ftuar, edhe pse une mendoj qe nje force politike serioze i fton te gjitha forcat politike te vendit ne ditelindjen e saj. Megjithate, mungesa e z. Nano ishte dicka pa kuptim, pasi dihet qe ai ka qene kryetari i pare i kesaj force politike dhe politikan qe ka kontribuar mjaft ne transformimin e kesaj force politike. Jo vetem kaq, por qe ka ftuar z. Rama direkt nga Parisi per ta bere direkt minister i kesaj partie. Kete e permenda thjesht per respekt te historise.
Socialistet flasin mire per njeri-tjetrin kur jane jashte kesaj force politike me ngjan..
Jo nuk ka te beje me kete. Ju me pyetet per nje pervjetor dhe natyrisht une kam ndjekur shume aktivitete. Kam ndjekur aktivitete te SPD-se gjermane, ku Helmut Shmidi eshte i ftuar ne cdo aktivitet. Jo vetem kaq, por atje nuk eshte e lejuar te pihet duhani, ndersa Shmidi eshte i vetmi qe pi edhe duhan aty. Eshte ceshtje respekti per historine, eshte nje mesazh per te gjithe ata qe kane punuar, qe e kane themeluar, shume prej tyre nuk jane aktive ne politike, por keto jane momente ku ka nje veneracion ndaj te gjitheve. Jo vetem ndaj atyre qe jane sot por edhe ndaj atyre qe kane qene perpara sepse ne fund te fundit prandaj mendoj qe jane edhe pervjetoret. Me ben pershtypje pse nuk ishte z. Nano, sepse ai ne fund te fundit vazhdon te jete pjese e PS-se, ndersa une ne fund te fundit kam krijuar nje tjeter force politike, kam te tjera raporte, ndaj edhe i kuptoj.
Ne rast se i qendrojme deklarates me te fundit te z. Rama qe nese verdikti finale nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor nuk e shpall ate fitues, do te kalohet ne nje aksion politik deri ne formen e revoltes popullore, eshte permendur edhe fjale humnere nuk dihet ku shkon Shqiperia, juve ju shqeteson seriozisht nje gje e tille dhe e besoni se mund te ndodhe keshtu?
Nuk mund te them se gezohem kur degjoj deklarata te tilla, sepse t’u besh njerezve shantazhe te tilla perdite neper ekrane, neper takime e konferenca shtypi, mendoj se eshte nje mungese e plote respekti per qytetaret ketij vendit, pervecse institucioneve. Elementi tjeter eshte qe une nuk pres te ndodhi ndonje hata me e madhe se sa ka ndodhur, por natyrisht qe zgjedhjet e 8 majit dhane nje mesazh te qarte, qe fryma e konfliktit nuk vleresohet nga qytetaret shqiptare, eshte e papranueshme dhe kush nxit kete fryme do te vazhdoje te mbetet ne pakice.
Mesazhi me i fundit nga Brukseli ishte i qarte per klasen politike: nese nuk gjeni zgjidhje per situaten politike dera eshte e mbyllur. Nga e shihni mundesine e zgjidhjes?
Situata eshte teresisht e zgjidhshme. Eshte respektimi i institucioneve nga te gjithe. Respektimi i institucioneve nga mazhoranca, respektimi i institucioneve nga opozita, nga te gjithe aktoret, eshte nje gjuhe tjeter nga ajo qe permendet ju qe po nuk u shpalla une fitues do te behet hataja, do te behet qameti, do te digjet Shqiperia. Keto jane sjellje teresisht te papergjegjshme. Shqiperia ka ekzistuar para se te lindnim ne, do te ekzistoje edhe kur ne te mos jemi me ne politike, madje edhe kur ne te mos jemi me ne kete bote dhe do te ece perpara per fatin e saj te mire.
A mos po e sakrifikojme Evropen per interesat e pushtetit z. Meta?
Absolutisht qe ajo eshte sakrifikuar deri tani. E thashe qe nese do te ishte votuar Gjykata Administrative, qe nuk eshte nje favor per qeverine, perkundrazi ne qofte se do te ishin bere edhe disa ligje te tjera qe nuk jane vetem ne interesin e qeverise, por jane ne interes te forcimit te institucioneve, te pavaresise se tyre, ligje te bera me ekspertizen e Europes dhe keshtu me radhe, absolutisht qe vendi do te ecte ne rruge normale. Natyrisht qe nje vend qe ka nje opozite me vjen keq ta them, kaq destruktive sepse ju vete thate se cfare do te beje opozita nese nuk merr rezultatin qe deshiron, do kete humnera, gremina, etj., natyrisht qe nuk e ploteson nje standard per te qene ne Europe. Ne kete drejtim ne duhet te tregohemi te duruar dhe t’i japim dhe opozites kohen e duhur per te qene edhe ajo e standardeve evropiane ne sjelljet e saj.