SHBA Te shqetesuar nga ngerci politik

Pavarësisht ngjarjeve dramatike të Pranverës Arabe, administrata amerikane premton vazhdimësinë e angazhimit në Ballkan. Duke folur në nën/komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqesuesve për Europën dhe Euroazinë, ndihmës-Sekretari i Shtetit, Filip Gordon ndaloi tek të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqiperinë.
Duke pranuar miratimin e shpejtë të reformave të nevojshme në Shqipëri për të fituar pranimin në NATO në vitin 2009 dhe kontributin ne Afganistan, me më shume së 300 ushtarë, në kuadër të ISAF-it, Gordon nënvizoi se: “Shtetet e Bashkuara janë të shqetesuara në lidhje me ngërcin e stërzgjatur politik në parlament, i cili nuk ka mundur te miratojë ligjet e reformës të përcaktuar nga BE-ja sit ë detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat”.
Filip Gordon e cilësoi inkurajues faktin e kthimit të opozitës në parlament, pas procesit të zgjatur për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.
“E kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën kohë, kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme – gjë e cila, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament”.
Filip Gordon apelon që drejtuesit politikë në Shqipëri të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm.
Ndihmes-Sekretari i Shtetit, Gordon, shtoi se Shtetet e Bashkuara janë kundër ndryshimit të kufijve në rajon, duke e quajtur ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve një zgjidhje të papranueshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së
Presidenti Bamir Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dekreti i Presidentit për kreun e ri të KLSh-së do të votohet në parlament.
Rama vendos kushte për Kuvendin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka riperseritur apelin ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe ish-aleatit lir Meta, per ate qe ai e quan, sulm te paprecedent ndaj te zgjedhurve socialiste ne qytetin e Fierit e te Gjirokastres.
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi përshëndeti konsensusin e arritur për miratimin e Komisionit ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe miratimin e dy kodeve që kërkonin shumicën të cilësuar të deputetëve në Parlament. Ngrihet Komisioni i Reformës
Të enjten në seancë plenare, deputetët dhanë një shembull të qartë se sa i shpejtë mund të jetë procesi legjislativ, kur diskutimi i projektligjeve është mbyllur me konsensus që në komisione. Mbrojtja e konsumatorëve, konsensus në Kuvend
Kuvendi nisi punen sot me betimin e deputetit me te ri qe merr mandatin. Anduel Xhindi, iu shtua grupit parlamentar socialist pas dorezimit te mandatit nga deputetja Ermelinda Meksi, e cila u zgjodh anetare e Keshillit Mbikëqyres se Bankes se Shqiperise.
Lajmet kryesore
METE, 9 në pranga për korrupsion
Nafta, arrestohen drejtues e inspektorë te Metrologjia
Ngrihet Komisioni i Reformës
Rama vendos kushte për Kuvendin
Zhvarrosen viktimat e 1997-s
Familjarët: Ekstradoni Kumbaron