Familjaret Ekstradoni Kumbaron

Familja e biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, vazhdon t’i bëjë thirrje drejtësisë së Shqipërisë që të ekstradojë nga Anglia, Ilir Kumbaron, i dyshuar për vrasjen e tij.
Djali i Remziut, Ardiani, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, i ka kërkuar Qeverisë së Shqipërisë, siç ka thënë ai, “Qeverisë së Sali Berishës”, që të mos pengojë drejtësinë.
Ai ka kujtuar se babai i tij është zhdukur në kohën kur Berisha ka qenë president, dhe sipas tij, janë njerëzit e tij të perfshirë direkt në këtë ngjarje, e disa prej të cilëve ai i ka vënë nëper poste.
“Është dokumentuar që strukturat e tij janë të përfshirë direkt në këtë ngjarje, me vetë faktin që ishte po ai që i emëroi Bashkim Gazideden e Arben Sefgjinin në poste më të larta shtetërore dhe faktikisht kishte dalë në media dhe ishte prononcuar që derisa të jenë të dënuar, ata nuk janë të fajshëm”.
Gjykata e lartë ne Shqipëri, më 14 tetor la ne fuqi masen e sigurisë “arrest me burg”, e caktuar nga Gjykata e Apelit ndaj ish SHIK-asit, Ilir Kumbaro. Sipas Ardian Hoxhës, familja e tij është mirënjohëse për këtë vendim, porse mbeten të zhgenjyër për shkak se nuk e kanë çuar punën deri në fund dhe kjo mund të ndikojë direkt në procesin e ekstradimit të Kumbaros.
Ndërkohë që ekstradimi i Kumbaros zvarritet, vetëm pak ditë më parë, një gjykate në Shkup e shpalli zyrtarisht të vdekur biznesmenin Remzi Hoxha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Zhvarrosen viktimat e 1997-s
Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997. Lezhë, aksidentet, dy viktima
Dy aksidente pothuajse në të njëjtën kohë por në vende e ndryshme u kanë marrë jetën dy personave, një 40 vjecari dhe një fëmije 14 vjecar. Vlorë, lirohet ish-kreu i hipotekës
Ish-kreu i hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, i arrestuar ditën e mërkurë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u la i lirë vetëm 24 orë pasi u prangos. Banda e Durrësit, nis mbrojtja e të pandehurve
Një muaj pas leximin të pretencës së prokurorit, avokatët mbrojtës të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, kanë nisur leximin përfundimeve në mbrojtje të klientëve të tyre. Vdekja e volejbollistit, reagon Drejtoria e Spitalit
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit ka tronditur një pjesë të mirë të stafit spitalor, ndërkohë që hetimi i brendshëm për vdekjen e volejbollistit 24-vjecar nuk është kryer.
Lajmet kryesore
METE, 9 në pranga për korrupsion
Nafta, arrestohen drejtues e inspektorë te Metrologjia
Ngrihet Komisioni i Reformës
Rama vendos kushte për Kuvendin
Zhvarrosen viktimat e 1997-s