Zhvarrosen viktimat e 1997-s

Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997.
Pesë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Dervishit, që sipas burimeve të së njëjtës prokurori ishte pjestar i bandes së Tan Kateshit, duke e lënë Dervishin të plagosur rëndë dhe duke vrarë dy të rinj që ndodheshin me të.
Ekspertë të mjekësisë ligjore dhe të kriminalistikës, ishin të pranishëm në zhvarrosjen e eshtrave të Arben Shkodranit dhe shokut të tij, Alfier Sadushi.
Shkak i zhvarrosjes, sipas prokurorisë, është kryerja e një ekspertimi per te verifikuar dhe dale ne konkluzione shkencore per arsyet e vdekjes se dy te rinjve. Daja i Alfier Sadushit, thotë per “TCH” se kjo ngjarje duhet te ishte zbardhur me heret
“14 vjet i thonë një kohë e gjatë dhe aq më tepër që ai iku dhe nuk kthehet. Drejtësia të bëjë të vetëm”
Burime prane prokurorise thone, se duke qene se dy viktimave, pas vrasjes, per shkak te situates kaotike te asaj kohe nuk u eshte bere autopsia, u kerkua zhvarrosja per te kerkuar me shume elemente lidhur me kete krim.
Prokuroria deklaron jo zyrtarisht, se jane marre nje varg deshmish nga qytetare te cilet jane ndodhur ne lagjen “Vullnetari”, diten e krimit dhe eshte vertetuar se shenjestra e kesaj pusie ne fakt ka qene Kastriot Dervishi.
Madje, sipas deshmive, vrasesit i kane kerkuar Arbenit dhe Alfirit te largohen, se kishin pune me Dervishin e duke qene se te dyja viktimat ndodheshin ne sediljet e para te nje makine “Opel”, pas nje debati autoret kane qelluar ne drejtim te te treve.
Prokuroria deklaron se per kete ngjarje, Kastriot Dervishi, qe vuan denimin me 23 vjet heqje lirie ne burgun e sigurise se larte të Peqinit per nje ngjarje tjeter, nuk ka dhene asnje deshmi apo deklarate per priten ku vete ai mbeti i plagosur rende.
Per kete ngjarje, prokuroria deklaron se jane shpallur ne kerkim nderkombetar dy shtetas, ndersa tre te dyshuarit e tjere jane vrare pergjate viteve
Zhvarrohet pas nje vitit edhe e “vetvrara”
Një tjetër histori e vjeter ka dale në siperfaqe pas vendimit për zhvarrimin e një gruaje, e cila sipas policise dhe prokurorisë ka vrarë veten.
Pretendimet e familjareve të 25-vjeçares, Valentina Vllahi, në Elbasan, kanë bërë që gjykata të urdhërojë zhvarrimin e gruas për të mësuar më shumë mbi rrethanat e vdekjes së saj.
“Jemi të bindur se ajo është vrarë. Kishte dy fëmijë dhe ishte shtatzanë me një të tretë. Ju siguroj se gjëja e fundit që i shkonte ndërmend ishte të vetvritej”, shprehet i vëllai.
Por, prokuroria pohon se referuar denoncimeve te herepashershme te familjes se viktimes, organi i akuzes nisi hetime per kete ngjarje. Por, duke qene se gjithe ky proces hetimor rezultoi i paprovuar ne prova, hetimet u pushuan.
Facebook Sondazh
A duhet qe prokuroria ti rikthehet dosjeve te dyshimta te viteve 1997?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_477'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(477); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Familjarët: Ekstradoni Kumbaron
Familja e biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, vazhdon t’i bëjë thirrje drejtësisë së Shqipërisë që të ekstradojë nga Anglia, Ilir Kumbaron, i dyshuar për vrasjen e tij. Lezhë, aksidentet, dy viktima
Dy aksidente pothuajse në të njëjtën kohë por në vende e ndryshme u kanë marrë jetën dy personave, një 40 vjecari dhe një fëmije 14 vjecar. Vlorë, lirohet ish-kreu i hipotekës
Ish-kreu i hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, i arrestuar ditën e mërkurë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u la i lirë vetëm 24 orë pasi u prangos. Banda e Durrësit, nis mbrojtja e të pandehurve
Një muaj pas leximin të pretencës së prokurorit, avokatët mbrojtës të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, kanë nisur leximin përfundimeve në mbrojtje të klientëve të tyre. Vdekja e volejbollistit, reagon Drejtoria e Spitalit
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit ka tronditur një pjesë të mirë të stafit spitalor, ndërkohë që hetimi i brendshëm për vdekjen e volejbollistit 24-vjecar nuk është kryer.
Lajmet kryesore
METE, 9 në pranga për korrupsion
Nafta, arrestohen drejtues e inspektorë te Metrologjia
Ngrihet Komisioni i Reformës
Rama vendos kushte për Kuvendin
Familjarët: Ekstradoni Kumbaron