SHBA/ Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Indiana, 3 viktima dhe 2 të plagosur

Tre persona u qëlluan për vdekje dhe dy u plagosën në një qendër tregtare në Indiana pasi një burrë me një pushkë hapi zjarr. Autori u qëllua për vdekje nga një person në qendrën tregtare i cili kishte me vete një armë.
Autori hyri në qendrën tregtare Greenwood Park me një pushkë dhe disa karikatorë municionesh dhe filloi të qëllonte.
“Heroi i vërtetë i ditës është një 22-vjeccar që mbante në mënyrë të ligjshme një armë zjarri dhe ishte në gjendje të ndalonte autorin pothuajse sapo ai filloi të qëllonte mbi qytetarët” tha shefi i departamentit të policisë Greenwood, Jim Ison.
Greenwood është një periferi me rreth 60,000 banorë, në jug të Indianapolis./ The Guardian
/rsth.al/