Vala e të nxehtit në Britaninë e Madhe, e hëna regjistron temperatura rekord deri në 41 gradë

Britania e Madhe po përballet këtë të hënë me ditën e saj më të nxehtë të regjistruar, me temperatura deri në 41 gradë. Në vend është lëshuar një kod i kuq, që paralajmëron për të nxehtin ekstrem. Temperatura më e lartë në Britani është regjistruar më 2019, 38.7 gradë.
I nxehti ekstrem pritet të përfshijë të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Londra është paralajmëruar se do të regjistrojë temperaturat më të larta. Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, këto temperatura do të vijojnë edhe ditën e martë, ndërsa një zbritje e lehtë pritet të shënohet ditën e mërkurë.
Kjo është hera e parë në Britani që lëshohet një kod i kuq për temperatura ekstreme të larta. Në disa shkolla është planifikuar mësim me orë të shkurtuara, ndërsa disa të tjera nuk do të hapen fare përgjatë këtyre ditëve me temperatura të larta. Po ashtu qytetarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme./ BBC
/rtsh.al/