E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Terroristet po perpiqen te sigurojne financime te qendrueshme

Shtetet e Bashkuara thone se terroristet po perpiqen tani te sigurojne financime te qendrueshme.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Geithner tha ne nje sipozium qe u mbajt ketu ne Uashington sot se al Kaida nuk mund te besoje gjate vetem ne nje liste kontaktesh dhe ne nje transferim te thjeshte te llogarive bankare.

Zoti Gaithner tha se perpjekjet per te siguruar para ne kesh eshte rezultat i perpjekjeve te vazhdueshme te Shteteve te Bashkuar dhe komunitetit nderkombetar per te identifikuar financuesit e terrorizmit dhe ti godasin ata permes sanksioneve. Ai tha gjithashtu se vdekja e Osama Bin Ladenit ka goditur edhe perpjeket per grupet qe grumbullojne fonde.

Shefi i Departamentit te Thesarit tha se gjendja financiare aktuale e Al Kaides eshte ne kontrast te thelle me ate te grupit terrorist 10 vjet me pare kur u nderrmoren sulmet ndaj Qendres Tregtare ne Nju Jork dhe ne Pentagon. Zoti Gaithner paralajmeroi se grupet e terrorit jane armiqesore dhe do te vazhdoje te gjejne menyra per te grumbulluar para.

Ne simpoziumin e sotem ne Uashington foli dhe keshilltari me i larte per anti terrorizmin i presidentit Obama. Xhon Brenan tha se ndonese bashkepunetoret e al Kaides I kane humbur udheheqesit kryesore ky grup terrorist vazhdon te komplotoje kunder Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›