Presidenti Obama paraqet propozime per hapjen e vendeve te reja te punes

PresidentI Barak Obama beri thirrje ne nje sesion te perbashket te Kongresit per ti dhene fund cirkut politik ne Uashington sic u shpreh ai dhe per te miratuar me shpejtesi ligjin per krijimin e vendeve te qe ai do ti dergoje shpejt Kongresit.
Presidenti e kishte hartuar fjalimin per te intensifikuar presionin ndaj republikaneve se si te trajtohet niveli i larte 9.1 perqind i papunesise dhe si te rregullohet gjendja financiare e vendit.
Ne pergjigje te thirrjes se demokrateve per te paraqitur propozimet me agresive te mundeshme zoti Obama paraqiti nje pakete prej 450 miliarde dollaresh duke perfshire shkurtime taksash per punonjesit dhe punedhenesit si dhe nisma per bizneset qe te hapin vende pune.
Billi i tij i shpenzimeve te cilin ai e quajti Akti i Puneve per Amerikanet do te shqyrtohet dhe do te votohet fillimisht nga Dhoma e Perfaqesuesve ku republikanet kane shumicen. Presidenti Obama tha se Akti do te sherbeje si nxitje per ekonomine e ngecur amerikane.
Po i dergoj Kongresit nje plan qe duhet ta miratoje menjehere. Ai quhet Akti i Puneve per Amerikanet. Nuk duhet te kete asgje kontradiktore lidhur me kete ligj. fare do te perfshihet ne te eshte mbeshtetur si nga demokratet ashtu edhe nga republikanet perfshire shume prej atyre qe jane sonte ne kete salle. Gjithcka qe permban ky projekt-ligj esht e paguar. Gjithcka.
Fjalimi i zotit Obama vjen nje muaj pas betejave te veshtira politike me republikanet lidhur me menyren e uljes se deficitit qeveritar dhe borxhit kombetar prej 14 trilione dollaresh.
Kompromisi i arritur ne muajin korrik per nje trilion shkurtime ne shpenzimet u kushtezua me ngritjen e kufirit te borxhit por coi gjithashtu ne uljen e klasifikimit te kredise se qeverise amerikane.
Zoti Obama teksoi se mbeshtetjen dy partiake te se kaluares per propozimet ne paketen e tij per hapjen e vendeve te punes. Ai u beri thirrje demokrateve dhe republikaneve per ti dhene fund luftes politike dhe te krijojne pune per njerezit si dhe te vene perseri ne levizje ekonomine.
Populli i ketij vendi punon shume per te permbushur pergjegjesite. eshtja sonte eshte nese ne do te permbushim pergjegjesite tona. eshtja eshte nese perballe krizes kombetare ne mund ti japim fund cirkut politik dhe te bejne realisht dicka per te ndihmuar ekonomine nese do te jemi ne gjendje te rivendosim drejtesine dhe sigurine qe ka karakterizuar vendin tone qe prej fillimit.
Nder aspektet kryesore te planit perfshihen rindertimi dhe modernizimi i infrastruktures dhe shkollave amerikane ndihma financiare per qeverite shteterore dhe lokale me buxhete te vogla kualifikimet ne pune per te ndihmuar ne punesimin afat gjate si dhe masa per te nxitur marrjen ne pune te veteraneve te ushtrise.
Presidenti Obama tha se amerikanet shume te pasur dhe korporatat e medha duhet te paguajne me shume duke eliminuar perfitimet nga taksat dhe perseriti thirrjen per nje plan te balancuar qe do te perfshinte ndryshime modeste ne programet e shtrenjta qeveritare te kujdesit shendetesor.
Presidenti parashikon ti dergojne Kongresit nje plan me ambicioz brenda 10 ditesh qe do te perfshije koston e hapjes se vendeve te reja te punes dhe masat per te stabilizuar borxhin amerikan ne nje periudhe afatgjate.
Zoti Obama po i kerkon komisionit dy partiak te Kongresit qe u krijua per tu marre me borxhin dhe deficitin te gjeje menyra per te kursyer edhe 1.5 trilione dollate te tjera.
Ne ragimin fillestar Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani Xhon Bejner tha se propozimet e presidentit meritojne te shqyrtohen dhe shtoi se shpreson qe presidenti ti shikoje me seriozitet propozimet e Republikaneve. Republikane bene vleresime me te ashpra.
Senatori republikan Orin Hec u shpreh me skepticizem por tha se do te priste per hollesite e planit.
Do ta shikoj me vemendje dhe shpresoj ta mbeshtes presidentin por tani per tani me duket se nuk ka asgje te re.
Ne komentet e tyre demokratet me me influence vleresuan presidentin duke thene se ai ka paraqitur propozime te arsyeshme per goditur papunesine qe do te paguhet ne kuader te perpjekjeve per uljen e borxhit dhe te deficitit.
Presidenti tha se do te udhetoje ne javet e ardheshme per te kerkuar mbeshtetjen e publikut amerikan per propozimet e tij dhe u beri thirrje amerikaneve ti thone Kongresit se nuk mund te rrije duar kryq.