E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Vellezerit Krasniqi shpallen fajtore per nje sere krimesh

Vellezerit shqiptare Bruno and Saimir Krasniqi u shpallen fajtore nga nje juri ne Nju Jork per nje sere krimesh  perfshire mashtrime vrasje konspiracion per vrasje rrembime trafikim lendesh narkotike venie zjarri grabitje pengim i drejtesise transport i lendeve narkotike dhe perdorim armesh zjarri.

Preet Bharara prokurori i Distriktit Jugor te Nju Jorkut qe beri publik njoftimin shprehet se dy vellezerit ishin drejtuesit e njeres prej organizatave kriminale me brutale dhe te dhunshme. Ai shton se gjashte vjet pas vrajseve brutale qe ata orkestruan vendimi i jurise i dha fund mreterise se terrorit te Krasniqeve dhe i solli para drejtesise shkaktaret e ketyre krimeve te tmerrshme.

Organizata kriminale e Bruno dhe Saimir Krasniqit vepronte mes te tjerash ne Nju Jork Micigan dhe Konektikat.

Mes krimeve te tjera ata u shpallen fajtore per vrasjen ne vitin 2005 te Erion Shehut nje anetar i nje bande rivale ne Queens te Nju Jorkut si edhe ekzekutimin e Erenick Grezdes nje anetar i organizates se tyre pasi dyshonin se kishte bashkepunuar me nje bande tjeter kunder tyre.

Bruno dhe Saimir Krasniqi perballen me dy burgime te perjetsshme si edhe denime me 60 vjet burh per akuza lidhur me narkotike dhe arme zjarri.

Zoti Bahrara vleresoi grupin e punes se Ballkanit te FBI-se per krimin e organizuar. Ai mes te tjerash vleresoi edhe autoritetet shqiptare per ndihmen per hetimin dhe ekstradimin e  Almir Rrapos  ish- keshilltar i larte i ish-zevendes kryeministrit dhe ministrit te jashtem te Shqiperise Ilir Meta. Rrapo u arrestua ne Shqiperi nen akuzat per lidhjet me organizaten Krasniqi dhe pjesemarrjen ne vrasjen e Shehut dhe trafikim narkotikesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›