E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIllary Clinton Liria e levizjes duhet te rikthehet ne Veri

Sekretarja amerikane e shtetit tha sot se bllokimi i rrugeve ne Veri te Kosoves nga disa radikale serbe e ka vendosur rajonin ne nje pozicion shume te veshtire.

Ne e denuam dhunen kunder forcave te KFOR-it dhe rikonfirmuam qendrimin tone se liria e levizjes duhet te rikthehet per KFOR-in per misionin e Bashkimit Evropian EULEX dhe te gjitha palet e tjera ne Veri tha zonja Clinton.

Ballkani ishte nje nga temat e takimit ministerial te NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara shprehen mbeshtetjen per KFOR-in si edhe integrimin euro-atlantik te rajonit.

Shtetet e Bashkuara shprehen angazhimin e vazhdueshem per integrimin e Ballkanit ne institucionet euro-atlantike. Nje zyrtar i larte i Departamentit te Shtetit tha dje ne prag te takimit te Ministrave te Jashtem te NATO-s se Ballkani do te jete nje nga temat e takimit ku merr pjese Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton.

Zyrtari i larte tha se ishte koha e duhur per te diskutuar mbi rajonin duke pasur parasysh zhvillimet e fundit. Zyrtari tha se zonja Clinton do te shprehte mbeshtetjen e fuqishme per KFOR-in ku bejne pjese edhe trupat amerikane.

Ne duhet te sigurohemi se aleanca eshte e bashkuar ne mbeshtetjen me burime te KFOR-it dhe per te garantuar nje mjedis te sigurt si edhe lirine e levizjes ne Kosoven veriore tha zyrtari.

Sekretarja amerikane e shtetit do te shprehte gjithashtu mbeshtetjen per politiken e dyerve te hapura per vendet e Ballkanit ne NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›