E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Perkujtohet Dita Kombetare e Rinise

Disa organizata joqeveritare perkujtuan sot me veprimtari te ndryshme ne Tirane dhe qytete te tjera Diten Kombetare te Rinise. Kjo dite shenon pervjetorin e Levizjes Studentore Antikomuniste ne dhjetor te vitit 1990. Shoqatat rinore nderuan sakrificat e studenteve te Universitetit te Tiranes gjate protestave kunder diktatures komuniste duke kerkuar liri demokracie dhe pluralizmin politik.

Presidenti Bamir Topi vleresoi studentet e vitit 1990 si brezi qe pati kurajon ti kundervihej njerit prej regjimeve me staliniste ne Europe. Ne nje mesazh publik presidenti Topi tha se nderim te vecante meriton udheheqesi i Levizjes Studentore Azem Hajdari Arben Broci dhe perfaqesues te tjere te kesaj levizjeje qe mbrojten deri ne fund te jetes parimet politike te Dhjetorit 90. Zoti Topi thote ne mesazhin e tij se demokracia ne Shqiperi do te ishte me e forte dhe integrimi euro-atlantik me i shpejte dhe me i plote nese klasa politike e tranzicionit do te udheheqej nga te njejtat parime idealiste te Levizjes Studentore te vitit 90.

Edhe kryeministri Sali Berisha theksoi ne nje mesazh publik se 21 vjet me pare studentet e Tiranes gjunjezuan diktaturen me te eger ne Europe dhe kerkuan nje Shqiperi europiane dhe demokratike. Zoti Berisha tha se pas 21 vjetesh Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe endrra europiane e studenteve u be realitet. Ai kujtoi se si qindra te rinj qe diktatura i vrau ne kufi duke u perpjekur te largoheshin nga atdheu ndersa sot shqiptaret levizin te lire ne gjithe Europen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›