SHBA/ Vriten 8 persona dhe plagosen 7 të tjerë në një qendër tregtare, mes viktimave edhe fëmijë

Tetë persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Midis viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5-vjeçare.
Autori i ngjarjes i cili sipas policisë vepronte i vetëm është qëlluar për vdekje nga policia, edhe pse më parë kishte dyshime për tjetër person të armatosur, transmeton CNN.
Ngjarja e rëndë në Teksas pason një sërë ngjarjesh të tjera që kanë sjellë terror nëpër supermarkete, shkolla, spitale dhe vende të tjera që zakonisht konsiderohen të sigurta.
/rtsh.al/