E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Xhamia e re Edi Rama pengoi ndertimin

Departamenti Amerikan i Shtetit evidenton faktin se kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama nuk i eshte pergjigjur kerkeses se Komunitetit Mysliman te Shqiperise qe drejton rreth 70 per qind te shtetasve shqiptare qe i perkasin besimit islam per te ndertuar nje xhami te re ne kryeqytet.
Pohimi vjen ne raportin e pervitshem te DASH qe u publikua nga autoritetet ne Uashington dhe ku ne nje pjese te posacme te saj vihet ne dukje pikerisht kerkesa e perseritur e myslimaneve per nje xhami te re per shkak te mungeses evidente te hapesires per falje dhe nga ana tjeter te indiferences dhe shtyrjes pa fund nga strukturat vendore te metropolit shqiptar.
Komuniteti Mysliman Shqiptar vazhdon te kerkoje dhenien e nje leje per ndertimin e xhamise se re ne token qe i eshte rikthyer Komunitetit pas renies se komunizmit dhe kompensimit qe i eshte bere. Sipas raporteve me te fundit zyrtare te Bashkise se Tiranes nuk i jane pergjigjur kesaj kerkese - pohohet ne raportin e DASH.
Ne te njejten kohe raporti evidenton Kisha Ortodokse vazhdon te ndertoje nje katedrale te re ne Tirane qe do te jete nje nga me te medhate ne Ballkan ne token qe mori si kompensim per siperfaqet e zena nga godinat e ish-qeverise komuniste ndersa kerkon edhe prona te tjera ne vend. Gjithashtu ka kerkuar ndertimin e kishave te reja ne Gjirokaster dhe Vlore. Kisha Ortodokse dhe Katolike kembengulin per kthimin e ikonave apo doreshkrimeve te sekuestruara gjate regjimit komunist ne arkivin kombetar.
Ne raportin e DASH vleresohet me nota pozitive respektimi i lirise se fese ne Shqiperi dhe Kosove. Ne fakt Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin per lirine e fese neper bote ne te cilin Irani Koreja e Veriut dhe aleatja e Shteteve te Bashkuara Arabia Saudite kategorizohen si vendet me shkeljet me te renda te te drejtave fetare. Kurse nje numer vendesh vleresohen per tolerancen dhe mbrojtjen e fese mes tyre Shqiperia dhe Kosova.
Ne nje konference shtypi me rastin e publikimit te raportit sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e cilesoi lirine fetare te drejte themelore te te njeriut dhe element thelbesor te politikes se jashtme te Shteteve te Bashkuara. Me kete raport ne nuk synojme te gjykojme vendet e tjera apo ta paraqesim veten si nje shembull te persosur te respektimit te lirise se fese. Por Shtetet e Bashkuara jane te preokupuara per lirine fetare ne kemi punuar me kembengulje per respektimi ne lirise se fese ne duam ta shikojme ate te respektohet ne gjithe boten dhe ne duam te ngreme zerin ne mbrojtje te burrave dhe grave te guximshme neper bote qe me kuraje dhe guxim kane praktikuar besimet e tyre pa marre parasysh dhunen dhe ndeshkimet.

Shteti
Per Shqiperine raporti ve ne dukje se pergjithesisht qeveria respekton praktikimin e lirise se fese. Per periudhen ne shqyrtim nuk ka patur njoftime per shkelje te lirise se fese ne aspektin social apo diskriminim bazuar ne perkatesine besimin apo praktikimin e fese. Megjithese me ligj Shqiperia eshte nje vend laik kushtetuta e Shqiperise thuhet ne raport mbron lirine e fese dhe ligje te tjera kane krijuar kushtet per praktikim lirisht te saj. Qytetaret kane te drejte te hedhin ne gjyq qeverine per shkeljen e lirive fetare.

Raportet
Qeveria e Shteteve te Bashkuara thuhet ne raport e ka diskutuar lirine e fese me qeverine shqiptare ne kuader te politikes se saj per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi si dhe zyrtare te tjere te ambasades angazhojne shpesh udheheqes fetare zyrtare te qeverise dhe pjesetare te shoqerise civile ne takime diskutime aktivitete te ndryshme me rastin e festave ne kuadrin e mbeshtetjes se tyre per avancimin e metejshem te tolerances fetare.
Vihet ne funksionim pajisja qe siguron nje internet me te shpejte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›