Kasat fiskale dhe taksimetrat opozita kunder rimbursimit Rozeta Rapushi
Partia Socialiste kundershtoi dje ne Kuvend rimbursimin e kasave fiskale per bizneset dhe taksimetrat. Ne diskutimet e zhvilluara per projektligjin per taksat vendore deputetet socialiste akuzuan qeverine se do tu marre shqiptareve 2.3 miliarde leke nga taksat vendore per tua dhene kompanive te kasave fiskale. Shqiptaret nuk jane kaq naive sa te mos e kuptojne se kasat do ti paguani me fonde publike. Po keqperdorni parate e taksapaguesve dhe kjo eshte shqetesuese tha socialisti Arben Malaj. Po keshtu Mimi Kodheli e quajti shkelje te Kushtetutes dhe te ligjeve. Nderkohe qe akuzoi qeverine se po i shkurton me shume se duhet buxhetin bashkive dhe komunave. Por sipas Ministrit te Financave Ritvan Bode opozita spekulon kur thote se po ulet buxheti per bashkine e Tiranes. Madje zonja flet edhe me shifra se buxheti per bashkite dhe komunat ne kete qeverisje qenka ulur me 40. Ta dish zonje se per vitin 2009 bashkite dhe komunat kane marre nga buxheti i shteti 32 miliarde leke e 900 milione. Ne nje kohe kur bashkia e Tiranes para vitit 2005 merrte 350 milione leke tani merr 1 miliarde e 60 milione me shume se kater-fishuar. Ku e shihni uljen ju apo diskriminimin replikoi Bode me socialisten Mimi Kodheli. Nga ana tjeter Bode siguroi se kompensimi do te kryhet dhe madje brenda afateve te percaktuara brenda fundit te muajit shkurt te vitit te ardhshem. Nderkohe qe kritikoi kreun e bashkise se kryeqytetit njekohesisht dhe te selise roze Edi Rama se nuk po mbledh dot te ardhurat per bashkine. Sipas tij vjelja e te ardhurave nga bashkia e Tiranes ka mbetur e njejte qe nga viti 2005 nderkohe qe pushteti qendror e ka dyfishuar mbledhjen e te ardhurave. Deklaratat e ministrit u kundershtuan edhe nga Besnik Baraj i cili tha se qeveria qellimisht po ia ben bashkise se Tiranes buxhetin minimal. Sipas tij duhet te ndertoheshin mbi 60 rruge me fondet e buxhetit dhe keshilltaret demokrate bashkiake po i pengojne ato. Ju po i pengoni qellimisht. Madje i ndryshoni destinacionin shume taksave qe jane per pushtetin lokal reagoi Baraj. Pavaresisht debateve ndryshimet ne projektligjin per taksat vendore u miratuan me 72 vota pro. Sipas ligjit te miratuar te gjitha ato biznese qe kane detyrimin per instalimin e pajisjeve fiskale dhe kane bere pagesen e blerjes se pajisjes se pare fiskale deri ne daten 28.2.2011 nga shoqerite e autorizuara sipas kontrates perkatese iu rimbursohet kjo pagese deri ne shumen 44.000 leke. Rimbursimi kryhet ne castin e pageses se kestit pasardhes te takses se biznesit te vogel. Bizneset qe operojne ne fushen e transportit dhe qe kane detyrimin per tu pajisur me taksimeter iu rimbursohet pagesa e bere per blerjen e taksimetrit sipas kontrates perkatese deri ne shumen 30.000 leke.