E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Xhorxh Bush i vjetri mbështetje Romnit

SHBA- Ish presidenti, Xhorxh Bush i vjetri planifikon te mbështese Mit Romnin për kandidat presidencial të Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit.

Gejl Giço, zëdhënëse e Mit Romnit tha se të dy politikanët do të takohen sot në Hjuston të Teksasit, për te dale së bashku para gazetarëve.

Ish presidenti Bush i vjetri i ka ofruar fjalë inkurajuese Romnit gjatë procesit të votimeve nëpër shtete, por tashme pritet mbështetja zyrtare.

E shoqja e zotit Bush, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush, formalisht e ka mbështetur Romnin.

Mbështetja formale nga ish presidenti Xhorxh Bush i vjetri, që ishte presidenti i 41 në Shtetet e Bashkuara, do të tregoj se Partia Republikane është e bashkuar rreth Romnit, ndërsa po rritet presioni ndaj rivalëve të tij, Rik Santorum dhe Njut Gingriç, që të largohen nga gara republikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›