Makina del nga rruga, përfundon në lumin e Lanës
TIRANE- Shpejtesia e madhe dyshohet te jete bere shkak qe nje automjet ka perfundur ne lumin e Lanes, ne kryeqytet. Aksidenti, per fat pa te lenduar ne njerez eshte regjistruar mengjesin e sotem ne Tirane.
Sipas te dhenave te para te policise, mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-kinema Agimit në Tiranë. Automjeti, ka devijuar nga rruga kryesore dhe ka rrëshqitur drejt Lanës duke përfunduar në lumë.
Policia ka nisur hetimet per shkakun e aksidentit, i cili paraprakisht i faturohet shpejtesise me te cilin ka qene duke levizur drejtuesi.