SHBA Zgjedhjet ne 2013-n

Nderkombetaret mbeshtetje per zgjedhje me standarde. Shqiperia demokraci funksionale por ka nevoje per kohe
Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehen kunder protestave ne rruge te opozites. Pak ore pas protestave te Partise Socialiste ne 4 qytete te vendit ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Alexander Arvizu shprehet se kjo nuk eshte rruga qe nje parti te vije ne pushtet. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Arvizu thote se perfaqesuesit e zgjedhur dhe qeverite nuk ndryshohen me protesta ne rruge por permes procesit elektoral. Perfaqesuesi i qeverise amerikane ne Shqiperi deklaron gjithashtu se sistemi politik i Shqiperise duhet te funksionoje ne perputhje me statusin e saj si nje vend anetar i NATO-s ku nje tregues kryesor eshte roli i institucioneve te pavarura.
Deklarata
Arvizu ndersa komenton zhvillimet ne Shqiperi thekson se ndryshimet vijne me zgjedhje jo protesta. Ai shprehet gjithashtu kunder deklaratave te opozites per te mos marre pjese ne zgjedhjet e 8 majit. Mendoj se do te ishte jashtezakonisht per te ardhur keq ne se zgjedhjet nuk do te zhvilloheshin. Dhe do te ishte po aq keq nese opozita ose ndonje parti tjeter do te vendoste te mos merrte pjese. Demokracite funksionojne vetem kur ka zgjedhje te besueshme. Kjo eshte menyra si ndryshohen perfaqesuesit e zgjedhur si ndryshohen qeverite. Ato nuk ndryshohen me protesta ne rruge apo me demonstrata. Ato ndryshohen permes procesit elektoral. Dhe ne Shqiperi ky sistem ekziston - tha ai. Me tej ambasadori amerikan eshte shprehur se ndihet i lehtesuar qe protestat e opozites ne kater qytete te vendit perfunduan paqesisht ndryshe nga demonstrata e 21 janarit. Arvizu shtoi se hetimi per 21 janarin duhet te jete i paanshem dhe FBI po bashkepunon me Prokurorine e Pergjithshme per kete gje. Ambasadori shtoi se Shqiperia eshte vend i NATO-s dhe sistemi politik ne Shqiperi duhet te funksionoje dhe veproje ne perputhje me kete status. Perfaqesuesi diplomatik i SHBA-se e konsideron mjaft serioze situaten politike ne vend dhe keshillon politiken te degjoje me shume shqiptaret. Rekomandimi im i sinqerte si per qeverine per partine ne fuqi ashtu edhe per opoziten eshte ky Nuk ka gje te keqe te bejme demonstrata sa kohe qe ato jane paqesore. Por ne vend qe te bejme demonstrata te premteve mendoj se te dy palet mund te organizojne diten kombetare te degjimit te opinioneve - tha ai. Sa i perket pozicionit te nderkombetareve Arvizu deklaroi se ata mund te kerkojne perdite dialog por veprimet konkrete duhet te merren nga Sali Berisha e Edi Rama. Lidhur me ndermjetesimin e SHBA-se Arvizu tha Ne i kemi provuar te gjitha per te lehtesuar dialogun. Nuk e di nese mund te jemi me te qarte se kaq. Nuk e kuptoj se perse zgjedhjet vendore te majit te mos jene nje fare referendumi kombetar. Nuk ekzistojne ndarje serioze sektare ne Shqiperi. Kemi te bejme thjesht me politika personale. Gjithsesi ai shton se nuk mbeshtet deklaratat se Shqiperia nuk eshte gati per demokraci nje tregues i qarte per kete sipas ambasadorit amerikan eshte media. Disa nga gazetat por dhe televizionet me kryesore sipas tij jane vendosur teresisht ne opozite cka eshte nje tregues demokracie. Dua te theksoj qe Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar eshte nje demokraci funksionuese qe po gjen rrugen e saj dhe qe ka nevoje per kohe - tha ai. Arvizu theksoi me tej mbeshtetjen e SHBA-se per vendin tone ndersa deklaroi se per kete vit vendi i tij do te shpenzoje 20 milione dollare per programe te ndryshme qe synojne te nxisin respektin per institucionet shtetin ligjor luften kunder korrupsionit trajnimin e prokuroreve dhe gjykatesve. I pyetur per mundesine e zgjedhjeve te reja ai tha Une flas ne emer te Shteteve te Bashkuara por besoj edhe komuniteti nderkombetar do te jape mbeshtetje te plote per te garantuar se zgjedhjet e tjera ato ne maj te ketij viti dhe zgjedhjet parlamentare ne vitin 2013 do te jene me te mira se ato te zhvilluara ne qershor 2009. Keshtu duhet te funksionojne gjerat.
PS Demonstratat do te vazhdojne
Partia Socialiste siguroi se demonstratat e saj do te vazhdojne deri ne largimin e qeverise dhe se kjo do te arrihet me cdo cmim. Keshtu u shpreh dje ne nje deklarate per shtyp anetarja e asamblese se kesaj force Megi Ajtyresa e cila theksoi se qeveria aktuale nuk po ben asnje hap perpara ne lidhje me papunesine dhe fushat e tjera te jetes sociale ne vend. Shqiperia sdo te ndalet ne rrugen e protestes deri ne largimin e kesaj qeverie hajnash me cdo cmim. Kjo qeveri ka lene shqiptaret pa pune pa shkolle pa spitale pa shprese duke vjedhur me bllok ne dore sic e pane te gjithe ne videohajnin e zevendesit te Saliut - tha Ajtyresa.