E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret kryeministrin e Bosnjës: Mbështetje për në NATO

 Në këtë aspekt, heqja e vizave me Bashkimin Evropian u vlerësua një ngjarje madhore në historinë e të të dyja vendeve. Ne, - u shpreh Kryeministri Berisha–po festojmë një arritje historike për të dy vendet, por në veçanti për vendin tim, pasi Shqipëria ka përjetuar izolimin më të egër në Evropë. Kryeministri Mujezinović falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen për realizimin e këtij eventi dhe i shprehu admirimin për nivelin e lartë të artistëve shqiptarë gjatë performancës së tyre në Sarajevë, në 3 shkurt. Artistët tuaj, - tha Kryeministri Mujezinović – janë të shkëlqyer.

Ata e promovuan vendin e tyre në mënyrën më të mirë. Të dy kryeministrat e konsideruan këtë event si një kapitull të ri edhe në bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve, duke shprehur bindjen se ky hap i rëndësishëm do të pasohet nga bashkëpunime të tjera. Gjatë takimit u vlerësuan me kënaqësi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe u theksua se ekzistojnë hapësira të mëdha për bashkëpunim të frytshëm në fusha me interes reciprok, në ekonomi, në energjetikë, turizëm etj. Berisha i shprehu Kryeministrit Mujezinović mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për aspiratën e Bosnje Hercegovinës për anëtarësim në NATO, si dhe angazhimin për të bashkëpunuar edhe në realizimin e projektit të integrimit në BE.

Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Mujezinović edhe me situatën e vështirë, të krijuar si pasojë e përpjekjeve të liderit të opozitës për të marrë pushtetin me dhunë. Kryeministri Berisha tha se është i vendosur që çdo gjë të zgjidhet në kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor dhe se në këtë situatë të vështirë, vetëm drejtësia e paanshme dhe e pavarur është dhe mbetet thelbësore për përfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur në tentativë, i organizuar nga kryetari i opozitës. Kryeministri Mujezinović, duke uruar që vendi ta kalojë këtë situatë, theksoi se përdorimi dhe instrumentalizimi i dhunës për përmbysjen e institucioneve legjitime janë të papranueshme në demokraci. /Start/

                                                                                             2011-02-06 09:56
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›