E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret e turizmit Berisha ndan ministrat neper qarqe

Kryeministri cakton detyrat dhe per zhvillimin e turizmit. Ne 6 vite jane 11-fishuar vizitoret e turistet ne vendin tone

Kryeministri Sali Berisha percakton detyrat per kabinetin qeveritar. Ne prag te zgjedhjeve te 8 majit por edhe ne kuader te zhvillimit te turizmit secila ministri duhet te permbushe detyrime konkrete brenda afateve te percaktuara. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave Berisha pohoi se sezoni turistik i ketij viti eshte nje prioritet i padiskutueshem per te gjithe strukturat qeveritare. Ai deklaroi se secila ministri duhet te kete prioritet krijimin e kushteve sa me optimale per fluksin e madh te turisteve qe pritet te vizitojne Shqiperine gjate muajve te nxehte te veres. Kjo pergatitje ne shkalle te gjere kryhet per here te pare ne vendin tone dhe ne menyre kaq te organizuar.

Berisha ndan detyrat

Per shkak te zgjedhjeve lokale qe bien me 8 maj qe edhe ato jane nje nga pergjigjet me te shkelqyera demokratike ndaj pucisteve jane nje hap tjeter i madh nje feste tjeter e vertete e demokracise ministrat do te jene ne detyra te caktuara konkrete per cdo rreth e qark do te bashkepunojne me qeverite vendore te cilat natyrisht do te jene te angazhuara edhe ne fushate elektorale por jam i sigurt se ne fushaten e tyre elektorale turizmi dhe zhvillimi i tij ne qytetet apo komunat e tyre do te jete nje nga pikat kryesore ne axhende dhe nuk ka asgje me te fuqishme sesa ne te perpiqemi te realizojme sa me shume hapa konkrete dhe arritje deri ne fillimin e sezonit turistik - deklaroi dje kreu i qeverise. Nje nga zhvillimet me te medha te 6 viteve te fundit ka qene rreth 11-fishimi i vizitoreve e turisteve ne vendin tone cka e percakton turizmin edhe si degen me te rendesishme te ekonomise shqiptare - tha Kryeministri. Ne kete kontekst shtoi ai ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve do te kete nen mbikeqyrje qytetin e Durresit ministri i Transporteve Kavajen e Lushnjen ministri i Brendshem Tiranen ministri i Mbrojtjes qarkun Shkoder-Kukes ministri i Shendetesise qarkun e Elbasanit ministri i Financave qarkun e Korces ministri i Bujqesise Vloren dhe Saranden ministri i Mjedisit qarkun e Lezhes ministri i Drejtesise Krujen ministri i Ekonomise Fierin ministri i Arsimit qarkun Diber ministri i Punes qarkun Gjirokaster ministri i Inovacionit Beratin. Puna duhet te filloje menjehere te evidentohet gjithcka qe duhet e mund te realizojme gjer ne fillimin e sezonit turistik per te pasur teresisht nje Shqiperi ndryshe ne kete sezon - tha Kryeministri. Ai kerkoi te merren masa konkrete per plehrat ndersa pohoi se vendi ka nevoje per nje make up te plote. Nderkohe qe detyra konkrete u ndane per secilen ministri. Kreu i Ministrise se Turizmit brenda marsit duhet te dorezoje ligjin e ri per turizmin por me prioritet duhet te kete dhe spotet promocionale ne rrjetet e mirenjohura CNN dhe Euronews. per kete duhet te bashkepunoje dhe Ministria e Integrimit. Ministria e Turizmit dhe Kultures te permiresoje ndjeshem prezantimin e monumenteve te kultures qendrave arkeologjike dhe muzeve te saj - shtoi Berisha. Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shendetesise se bashku duhet te ushtrojne kontroll rigoroz dhe te rivendosin ligjin dhe kushtet ne te gjithe territorin per sa i perket standardeve te pastertise ujore dhe te tjera. Rendesi te jashtezakonshme do te kete eliminimi i zhurmave - tha Berisha ndersa per ministrin e Brendshem detyre kryesore eshte qe se bashku me prefektet te percaktoje korridoret ujore ku do te mund perdoren mjetet lundruese. Me fondet e caktuara per pushtetin vendor ne rast se bashkia nuk i ben do te autorizohen prefektet te marrin te gjitha masat per te shenjuar me bova a mjetet te tjera korridorin ku keto mjete mund te perdoren - tha ai nderkohe qe do te jepet nj fond i vecante e bashkite e komunat qe te stervitin dhe krijojne sistemin e baywatch rojeve te plazhit. Ministri Sokol Olldashi duhet te marre masa qe cdo rruge bregdetare te jete e perfunduar para nisjes se sezonit turistik. Per Ministrine e Financave eshte shume e rendesishme te sillet kuadri fiskal per lehtesite e medha fiskale per zonat malore. Investimet turistike ne zonat malore zoti minister duhet te clirohen nga taksat per nje periudhe te caktuar - deklaroi Berisha duke iu drejtuar Ridvan Bodes. Berisha iu rikthye perseri ministrit Basha ndersa kerkoi ridimensionim te veprimtarise se Policise se Shtetit qe te garantohet ne menyre te plote siguria e turisteve.

Detyrat per ministrite

- Ministria e Turizmit dhe Kultures te sjelle brenda muajit mars ne Keshillin e Ministrave ligjin per turizmin pergatitjen e nje fushate intensive me spote promocionale ne rrjetet CNN dhe Euronews si dhe promovimin e turizmit ne median rajonale te permiresoje ndjeshem prezantimin e monumenteve te kultures qendrave arkeologjike dhe muzeve te saj pergatitjen e kuadrit te nevojshem per turizmin e vitit 2012 qe perkon edhe 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise dhe percaktimin e nje logoje te re per prezantimin e Shqiperise si dhe organizimin e veprimtarive kulturore ne zona turistike.

- Ministria e Brendshme ne bashkepunim me prefektet percaktimin me qartesi korridoret ujore ku do te mund perdoren mjetet lundruese.

- Ministria e Transportit te marre masa qe te perfundojne te gjitha rruget ne zonat turistike dhe vendndodhjeve arkeologjike.

- Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shendetesise te ushtrojne kontroll rigoroz dhe te rivendosin ligjin dhe kushtet ne te gjithe territorin per sa i perket standardeve te pastertise ujore.

- Ministria e Shendetesise te beje nje riorganizim teresor te sherbimit shendetesor ne funksion te turizmit gjate sezonit turistik.

- Ministria e Financave hartimin e nje kuadri me lehtesi fiskal per investimet turistike ne zonat malore si dhe ne perputhje me Direktiven e Bashkimit Evropian te shihen lehtesi fiskale per operatoret turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›