SHBA Zgjedhjet paraprake ne Karolinen e Jugut nuk mund te parashikohen

Votuesit ne shtetin e Karolines se Jugut po hedhin voten e tyre ne zgjedhjet paraprake per kandidatin republikan qe do te konkuroje perkundrejt presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e 6 nentorit. Zgjedhjet ne Karolinen e Jugut perbejne nje gare kritike per nje parti qe mezi po pret te emeroje rivalin qe ata shpresojne se do te fitoje ndaj presidentit Obama. Sipas anketave te fundit te opinionit ish kongresmeni Newt Gingrich e ka shtuar mbeshtetjen duke iu afruar ish guvernatorit te shtetit Massachusetts Mitt Romney i cili fitoi para 10 ditesh zgjedhjet paraprake ne shtetin New Hampshire e madje gati sa nuk fitoi zgjedhjet e para paraprake ne shtetin Iowa me 3 janar.
Para disa ditesh dukej sikur ish guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney e kishte te sigurte fitoren ne Karolinen e Jugut si edhe emerimin e Partise Republikane.
Por mbeshtetja per nje kandidat mund te ndryshojne shume shpejt.
Ne 2-3 ditet e fundit i vendosur per te mos bere publike dokumentat rreth taksave perkrahesit e zotit Romney ne Karolinen e Jugut me sa duket u stepen.
Robert Oldendick profesor i ceshtjeve politike ne Universitetin e Karolines se Jugut thote se qendrimi i vete zotit Romney ka bere qe votuesit ne Karolinen e Jugut ta mendojne edhe nje here mbeshtetjen per kandidatin.
Reagimi i tij si dhe menyra se si eshte pergjigjur lidhur me shume ceshtje ka bere qe njerzit te vene ne dyshim kandidaturen e tij ne qellimin perfundimtar fitoren kunder presidentit Barak Obama. Shume prej tyre e menduan edhe nje here se per cilin kandidat do te votojne.
Megjithese vetem para disa ditesh ish guvernatori Romney gezonte nje mbeshtetje dyshifrore me te madhe se sa zoti Gingrich ai nuk u kushtoi rendesi shqetesimeve rreth gares teper te ngushte disa ore para se te fillonte procesi zgjedhor ne Karolinen e Jugut madje shprehu optimizem qe ishte ne nje gare kaq te ngushte me zotin Gingrich nga shteti fqinj i Xhorxhias.
Ne te njejten kohe Newt Gingrich po e shton mbeshtetjen dhe ne ditet e fundit mori mbeshtetjen e kandidatit tjeter republikan Rick Perry i cili u terhoq nga gara te enjten si dhe u paraqit shume mire ne dy debate po gjate kesaj jave. Ky hov i marre nga ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Gingrich ndodh ne nje kohe shume te pershtatshme per te pasi ai shpreson te tregoje se ai eshte kandidati me i mire repulikan per tiu kundervene Presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e nentorit.
Nderkohe pretendenti tjeter ish senatori Rick Santorum shtoi kritikat ndaj dy rivaleve te tij me shprese per te korrur nje fitore te papritur si ne Iowa.
Qe prej vitit 1980 cdo kandidat republikan qe ka fituar zgjedhjet paraprake ne Karolinen e Jugut ka siguruar edhe emerimin e partise per ne zgjedhjet e nentorit.
Zgjedhjet e ardhshme paraprake zhvillohen ne Florida me 31 janar.